Kosova
Grabitje në ‘Rrugën e Kombit”, dy kosovarëve u merret vetura ‘Audi Q7″
Viktimë e një grabitjeje të armatosur në Shqipëri kanë rënë dy qytetarë nga Kosova në Rrugën e Kombit, pikërisht në aksin rrugor Milot-Rrëshen derisa po ktheheshin nga Mali i Zi në Kosovë.
Viktimë e një grabitjeje të armatosur në Shqipëri kanë rënë dy qytetarë nga Kosova në Rrugën e Kombit, pikërisht në aksin rrugor Milot-Rrëshen derisa po ktheheshin nga Mali i Zi në Kosovë
Gjashtë persona të armatosur me kallashnikov që udhëtonin me dy vetura, njëra prej të cilave e pajisur me sinjalizues të policisë, ia kanë marrë me forcë automjetin “Audi Q7” shtetasit M. A. 21 vjeç nga Korisha e Prizrenit.
M.A. bashkë me shokun e tij F.M., po ashtu 21 vjeç, ishin duke u kthyer nga pushimet që kishin kaluar në Budvë të Malit të Zi për në Kosovë.
Sipas Polixisë së Lezhës, ngjarja raportohet të ketë dodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së diel.
Dy të rinjtë sapo kishin kaluar qytezën e Milotit, kanë vënë re se prapa tyre qëndronin dy vetura dhe bazuar në raportin e Policisë, kishin menduar se bëhet fjalë për patrulla të rregullta policie.
Pas pak metrash, njëra veturë e ka tejkaluar dhe ia ka bllokuar rrugën. Pas kësaj, nën kërcënimin e armëve, i riu ka dorëzuar çelësat e veturës.
Viktima ka denoncuar rastin e grabitjes në komisariatin e policisë Laç. Forca të policisë së këtij komisariati janë vënë në ndjekje të grabitësve, por pa mundur që të kapin apo identifikojnë autorët.
“Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për fiksimin e çdo provë të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit, për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e dokumentimin e kësaj ngjarje. Nga shërbimet e Policisë janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin disa shtetas që mund të kenë dijeni për ngjarjen, si dhe janë sekuestruar pamje filmike. Gjithashtu, janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje, më qëllim kapjen e autorëve. Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vijon puna për zbardhjen e dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Vendore të Policisë në Lezhë.
Ndërsa Drejtori I Përgjithshëm i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit në Shqipëri, Tonin Vocaj, tha për “KOHËN”, se ngjarja po trajtohet me prioritet.
“Ngjarja kriminale e regjistruar mbrëmjen e së dielës po trajtohet me prioritet nga policia, pasi është mjaft shqetësues rikthimi I këtyre grabitjeve. Grupe kriminale po veprojnë, ku për objektiv kanë automjetet luksoze ku pasi i grabisin i çojnë dhe i çmontojnë”, tha Vocaj.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











