Kosova
Kosovë, thirrje qytetarëve të vaksinohen
Do të punohet edhe të dielave
Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, në veçanti shtatzënave, meqë theksojnë se nuk ka dëshmi shkencore që vaksinimi ka ndikime negative, përcjell albinfo.ch.
MSH thonë se në shtator synojnë ta arrijnë apo edhe të tejkalojnë shifrën prej 400 mijë dozave të administruara, ndërkaq nga kjo javë do të punohet edhe të dielave në qendrat e vaksinimit.
“…MSH do të fuqizojë edhe më tej kapacitetet e vaksinimit dhe trendi aktual i këtij procesi në Kosovë, siguron se objektivi do të arrihet. Prej kësaj jave do të punohet edhe ditën e diele në qendrat e vaksinimit dhe MSH u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen, në veçanti shtatzënave, meqë nuk ka dëshmi shkencore që vaksinimi ka ndikime negative për shtatzënësinë dhe shtatzënën, përkundrazi, përfitimet shëndetësore janë shumë më të mëdha se çfarëdo efekti i mundshëm i lehtë dhe i pritshëm anësor, sikurse te kategoritë e tjera”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.
MSH është deklaruar edhe për ekipet mobile të vaksinimit.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ekipet mobile kanë vaksinuar deri më tani një numër të madh të qytetarëve, të cilët nuk kanë pasur mundësi të shkojnë nëpër Qendra të Vaksinimit për arsye të ndryshme.
“Prej fillimit të vaksinimit, ka pasur dhe ka ekipe mobile të vaksinimit. Ato vaksinojnë në çdo komunë. Fillimisht kanë vaksinuar nëpër shtëpi persona të palëvizshëm apo ata që kanë probleme të ndryshme për të shkuar në qendrat e vaksinimit, me ekipe mobile janë vaksinuar edhe shumë pacientë të dializës, prej kohësh ekipet mobile vaksinojnë edhe qytetarë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, e madje edhe raste individuale të qytetarë ve sipas kërkesave. Janë gjithsej 57 ekipe mobile që vaksinojnë çdo javë nëpër komuna të ndryshme, krahas 314 ekipeve që vaksinojnë në qendrat e vaksinimit në 30 komuna”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit














