Kosova
Renditja e partive politike në fletëvotim për zgjedhjet lokale në Kosovë
Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka hedhur shortin për renditjen e partive politike në fletëvotimet për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, përcjell albinfo.ch.
Mësohet se nga shorti i hedhur këtë të mërkurë, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka numrin 144 në fletëvotimin për zgjedhjet e 17 tetorit, Partia Demokratike e Kosovës numrin 177, Lidhja Demokratike e Kosovës numrin 160 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës numrin 121.
Nga shorti i hedhur sot, Partia e Drejtësisë në fletëvotimin e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit do të ketë numrin 142, partia Fjala numrin 173, Aleanca Kosova e Re numrin 149, Nisma Socialdemokrate numrin 119, Partia Socialdemokrate numrin 127. Ndërsa nga partitë joshumicë, Lista Serbe në fletëvotimin për zgjedhjet lokale të 17 tetorit do të ketë numrin 147.
Nga partitë e tjera dhe kandidatët e pavarur për zgjedhjet lokale deri më tash është tërhequr shorti për:
Kosova Demokratik Parti, e cila do të ketë numrin 103,
Iniciativa qytetare për Kllokot numrin 128,
Iniciativa Qytetare Bashkë për Istogun numrin 129,
Reformimi Demokratik për Ferizaj numrin 164,
Kandidati i pavarur, Iliaz Bajraktari, numrin 126,
SDU numrin 136,
Partia Demokratike e Unitetit 112,
Përfaqësuesi i Partisë Egjiptiane 124,
Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës 139,
VAKAT 123,
Forca e Diasporës 146,
Partia Balliste 108,
Ne mundemi 135,
Iniciativa qytetare Mitrovica 189,
Iniciativa qytetare për Skenderaj numrin 116,
Iniciativa për Fushë Kosovë Egjiptian-Ashkali 118,
Shqiptarët e Bashkuar numrin 166,
Balli Kombëtar i Kosovës do të ketë numrin rendor 102,
Xhafer Bytyqi 176,
Iniciativa Qytetare për Ndryshim numrin 175,
PDAK numrin 186,
Lista e Pavarur Bekim Jashari 113,
Kandidati i pavarur Gani Veselaj do të ketë numrin 171.
Me këtë rast, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, në fjalën e tij hyrëse tha se synojnë zgjedhje të lira dhe demokratike duke respektuar ligjin.
“Zgjedhjet e lira demokratike duke respektuar ligjin në fuqi, duhet të jenë qëllimi jonë i përbashkët”, tha ai.
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Temperatura deri në 45 gradë Celsius, janë të mundshme në Zvicër Kështu thotë meteorologu i njohur Jörg Kachelmann. Ndërsa studiuesit në ETH Zurich thonë se temperaturat deri... -
Shqipëria me rregulla të reja për kalimin për të miturit -
Rekorde temperaturash në Evropë, vala ekstreme e të nxehtit po zhvendoset drejt lindjes -
Qumështi për foshnja me gjurmë toksine vazhdon të shitet në Zvicër -
Zviceranët do të votojnë për ndalimin e fishekzjarrëve














