Kosova
Rama “sulmon” Kurtin në prani të Angela Merkel: Kosova bën teori konspiracioni
Open Balkan, Rama: E pabesueshme që Kosova nuk e shfrytëzon, por bën teori konspiracioni
Kryeministri Rama mbajti një konferencë të përbashkët me kancelaren gjermane, Angela Merkel, transmeton albinfo.ch.
Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se Kosova, në krye me Albin Kurtin, po bën teori konspirative për Open Balkan.
Rama tha se Open Balkan është një mekanizëm për të përshpejtuar Procesin e Berlinit. Ai u shpreh se është e pabesueshme që Kosova nuk e shfrytëzon Open Balkan për lëvizjen e lirë të njerëzve, por beson në teori konspiracioni.
Rama: Të 6 vendet nënshkruajnë marrëveshje për tregun e përbashkët rajonal. Është proces i ngatërruar. Shpesh herë një vend bëhet shkak që të gjithë të ngecin. Prandaj Open Ballkan është hapur jo për të përjashtuar njëri, por për të mos u varur nga vetot e njërit dhe teoritë e konspiracionit të tjetrit. Por duke ecur para, duke pasur “roadmap” e procesit të Berlinit.
Çfarë ka? 4 Liritë dhe investimet e fondit. Serbia nuk e pranonte lirinë e lirë të njerëzve, sepse kishte paragjykimin se ajo mes Kosovës dhe Shqipërisë do të ishte e garantuar. Kosova nuk e shfrytëzon këtë, por rri dhe bën teori konspiracioni për Open Balkan. /Albinfo.ch
VIDEO – Kliko https://www.youtube.com/watch?v=TSP5ibIf9zw
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve













