Lajme
Rritet çmimi i ‘green pass’ në ‘tregun e zi’
Rekord i papritur në tregun e zi në gjithë botën për certifikata vaksinimi false (green pass).
Rrezja e veprimit shtrihet në 29 vende, numri i shitësve është rritur me 10 herë dhe, për pasojë, është rritur numri i të abonuarve te grupet blerëse dhe gjithashtu çmimet.
Situata u raportua nga shoqëria e sigurisë, Check Point Research, e cila e monitoron fenomenin prej muajsh.
Më 10 gusht shoqëria zbuloi rreth 1 mijë shitës në Telegram. Tani ka identifikuar 10 mijë, të cilët ofrojnë certifikata vaksinimi false. Çmimet, në nivel global, variojnë nga 85 në 200 dollarë amerikanë për çdo certifikatë. Çmimi në SHBA është dyfishuar nga 100 në 200 dollarë.
Edhe tregu i zi për certifikatat false është zgjeruar, duke përfshirë 29 vende, 9 prej të cilave janë hyrje të reja: Austria, Brazili, Letonia, Lituania, Malta, Portugalia, Singapori, Tajlanda dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Gjithashtu ekziston një teknikë e re e shitjes, bot, ose ndryshe programe automatik që krijojnë “green pass” plotësisht falas, shkruan Ansa, përcjell Albinfo.ch.
“Presim që ky treg i zi të vijojë të rritet pasi të përfshihen edhe më shumë politika që kërkojnë testimin e vaksinave”, thotë Oded Vanunu, drejtuesi i Products Vulnerabilities Research në Check Point Software.
E-Diaspora
-
A mendoni se vetëm 400 mijë shqiptarë janë në diasporë? Deri më tani, referuar statisitkave, mbi 400 mijë persona janë regjistruar nga diaspora, shkruan albinfo.ch. Në...
-
Presidentja Osmani: Regjistrohuni, mërgimtarë!
-
Shqiptarja Mira Murati prezanton modelin e përditësuar të ChatGPT
-
Shqiptarja e veshur me xhubletë diplomon në Universitetin prestigjioz në SHBA
-
Kryeministri i Kosovës sërish me thirrje për qytetarët e Kosovës dhe ata në diasporë që të regjistrohen
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Xhel, që ul nivelin e alkoolit në gjak dhe mbron trupin Studiuesit në ETH Cyrih thonë se kanë zhvilluar një xhel që kundërshton ndikimin negativ të alkoolit....
-
Aksident në Aristau AG mes autobusit dhe makinës
-
74 punonjës të Pfizer në Zug kërcënohen me largim nga puna
-
I akuzuari për tregti me drogë: “Jam eksploatuar nga bosi im në Shqipëri”
-
A mund të marr nënshtetësinë zvicerane dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?