Lajme
Pasaporta ‘anti-Covid’ nxit protesta në shumë vende evropiane
Mijëra protestues marshuan ditën e djeshme në disa kryeqytete të Evropës, duke kundërshtuar masat kufizuese dhe certifikatat e Covid-19
Protestuesit në Beograd i vunë zjarrin një flamuri shumëngjyrësh të shtunën gjatë protestës kundër vaksinimit të detyrueshëm dhe kundër vendosjes së certifikatave të Covid-19. Demonstrata u mbajt në të njëjtën kohë kur po zhvillohej parada e komunitetit LGBT në Beograd, e cila u zhvillua nën monitorimin e qindra forcave policore, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Autoritetet serbe, përgjegjëse për menaxhimin e pandemisë, janë ende duke konsideruar marrjen e një vendimi për certifikatat e covid. Në Serbi deri më tani janë vaksinuar rreth 41% të popullatës, sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins, teksa shumë shtete të Europës Jug-Lindore janë duke u përballur me një rritje të numrit të rasteve të të infektuarve.
Të shtunën 3 mijë protestues u mblodhën në kryeqytetin kroat, në Zagreb, për të protestuar ndaj kufizimeve të koronavirusit, duke pretenduar se ato shkelin të drejtat dhe liritë e njeriut.
Në fjalën e mbajtur, organizatorët e protestës të quajtur “Festivali i Lirisë” bënë thirrje që njerëzit të ngrihen kundër autoriteteve.
Një tjetër protestuese, punonjësja spitalore, Leposlava Biskupiç, deklaroi se ishte kundër çdo mase kufizuese teksa e konsideroi si shkelje masive të të drejtave. Deri më tani Kroacia regjistron 8500 viktima që nga nisja e pandemisë.
Edhe në Paris u mblodhën qindra persona për të protestuar ndaj certifikatave shëndetësore të vendosura me detyrim nga qeveria për të menaxhuar pandeminë e Covid-19.
E-Diaspora
-
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit Regjistrimi i votuesve jashtë vendit mbyllet në mesnatë: Deri tani mbi 64 mijë aplikime... -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes -
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Rriten çmimet e birrës në Zvicër Birra bëhet më e shtrenjtë në Zvicër... -
Një 16-vjeçar humb jetën në një aksident të rëndë në Torre TI -
E verbra zvicerane mahnit jurinë dhe siguron finalen në “The Voice” -
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve












