Kosova
Kurti: Serbia po provokon konflikt, i cili mund të marrë përmasa rajonale
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë të jashtëzakonshme për media tha se Serbia po provokon konflikt, i cili mund të marrë përmasa rajonale.
Kurti tha se hetimet policore do të zbardhin rastin e sulmeve në qendrat e regjistrimit të automjeteve.
“Djegia e qendrës për regjistrimin e veturave në ora 01:00 pas mesnatës nuk ka qenë zjarr aksidental, por i qëllimshëm. Edhe në qendrën e regjistrimit në Zveçan nga dritarja janë hedhur dy bomba dore, që fatmirësisht nuk kanë eksploduar. Hetimet policore do të zbardhin rastet. Sulmet vijnë pas deklaratave nxitëse në Beograd për bllokimin e rrugëve që shpien në Jarinë e Bërnjak. Serbia po dëshiron të destabilizojë situatën, po sjell deri në pikën kufitare helikopterë e avionë të prodhimit rusë. Serbia po provokon konflikt, i cili mund të marrë përmasa rajonale.
Ftesës së Brukselit ne i jemi përgjigjur pozitivisht. Serbia ka refuzuar, pengesat e veprimet kriminale të Serbisë janë të tilla, sepse krimi, frika, kaosi ka qenë e vetmja formë për mbijetesë për ta për 2 dekada”, deklaroi Kurti.
Kurti ftoi qytetarët në veri të mos dirigjohen nga ata që përfitojnë nga tensionet.
“Ftojmë qytetarët në veri të mos frikësohen nga veprimet kriminale dhe të mos dirigjohen nga ata që përfitojnë nga tensionet. Paramendoni se çfarë do të ndodhte aty në pikat kufitare, sikur të mos ishinh policët tanë”, tha Kurti.
Kryeministri falënderoi pjesëtarët e Policisë së Kosovës për profesionalizimin e treguar gjatë kësaj kohe.
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Zvicër
-
Depot e vetë-ruajtjes në Zvicrën frëngjishtfolëse: çmime nga 177 deri në 473 franga në muaj Depot e vetë-ruajtjes po përdoren gjithnjë e më shumë në Zvicrën frëngjishtfolëse, veçanërisht për shkak të... -
Thurgau ndërmerr masa të reja për parandalimin e vetëvrasjeve -
Qindra sulme kibernetike ndaj infrastrukturës kritike në Zvicër -
Parandalimi mbi gjithçka: Si po ndryshon panorama e kancerit në Zvicër -
‘Gazi i të qeshurës’ po përhapet te të rinjtë në Zvicër, autoritetet të shqetësuara












