Lajme
Masserey, BAG: “Gjithçka flet për përmirësim të gjendjes”
Mbi 90 për qind e njerëzve mbi 70 vjeç kanë marrë të paktën njërën dozë. Tri të katërtat e të rriturve tani kanë marrë të paktën një dozë vaksinimi
Në konferencën për media që u mbajt pak më parë në Bernë, e para ka marrë fjalën Virginie Masserey, shefe e Seksionit të Kontrollit të Infeksionit në BAG.
“Të gjithë treguesit e epidemisë janë drejtuar poshtë, si kudo në Evropë, përveç në Mbretërinë e Bashkuar”, ka thënë ajo, raporton srf.ch. Në Zvicër, tendencë rritjeje tregojnë vetëm numrat në Zvicrën qendrore.
Numrat e shtrimit në spital gjithashtu do të tregojnë një prirje të përgjithshme rënëse. Ashtu si dhe më parë, të rinjtë e pavaksinuar janë të shumtët që sillen tani në spitale, transmeton albinfo.ch. Tani është e rëndësishme të mbahet në nivel të lartë përparimi i vaksinimit.
Gatishmëria për tu vaksinuar është rritur në të gjitha kategoritë, veçanërisht tek të rinjtë. Ndërkohë, më shumë se 90 për qind e njerëzve mbi 70 vjeç kanë marrë të paktën njërën dozë. Tri të katërtat e të rriturve tani kanë marrë të paktën një dozë vaksinimi. Megjithatë, “për të qenë në anën e sigurt” do të duhej të vaksinoheshin më shumë njerëz.
Virginie Masserey tani ka folur gjithashtu për marrëveshjen me Johnson & Johnson, gjegjësisht porosinë e 150,000 dozave, të cilat do të mbërrijnë javën e ardhshme, përcjell albinfo.ch. Vaksina është miratuar që nga pranvera dhe ajo ofron mbrojtje të mirë, gjithashtu me vetëm një dozë. Sidoqoftë, në përgjithësi rekomandohet më shumë vaksina mRNA (Biotec-Pfizer dhe Moderna).
E-Diaspora
-
Edicioni i pestë i Kino Kosova 2026 konfirmoi suksesin dhe peshën kulturore në Cyrih “Return To Kosovo” dhe “House With a Voice” shënuan natën përmbyllëse të festivalit me rrëfime të... -
Protestë masive në Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provimin e jurisprudencës në shqip -
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë -
Nuk Je Vetëm – kampanja për shëndetin mendor -
Diaspora shqiptare në Rumani, urë mes historisë dhe së ardhmes së Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
SBB po shqyrton vendosjen e ekraneve reklamuese në trena, shumica e pasagjerëve kundër Swiss Federal Railways po vlerëson mundësinë e vendosjes së ekraneve digjitale me reklama në trenat e... -
Ushtria zvicerane teston dronët e zbulimit dhe sulmit -
Edicioni i pestë i Kino Kosova 2026 konfirmoi suksesin dhe peshën kulturore në Cyrih -
Televizioni zviceran-RTS: Rritet trafiku i kokainës në Ticino, mafia shqiptare dominon tregun -
Gjeneva planifikon masa të posaçme për samitin e G7-ës














