Kosova
Ja sa fluturime u realizuan në aeroportin e Prishtinës në dy vjetët e fundit
Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” u bë qendër e përshëndetjeve dhe mirëseardhjeve për shumë qytetarë ndër vite. Që nga viti 2016 fluturimet e realizuara në këtë aeroport arrinin mbi 1 mijë në tre muaj, ndërsa gjatë tërë vitit numri tejkalonte mbi 6 mijë fluturime, shkruan Albinfo.ch, duke iu referuar raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Viti 2020, kur pandemia Covid-19 përfshiu botën, me rregullat e kufizimet për parandalimin e përhapjes së virusit, aeroportet realizuan më pak fluturime se kurrë më parë. Sipas statistikave nga ANP, ngjashëm ndodhi edhe në aeroportin e Prishtinës, i cili realizoi vetëm 9 mijë e 206 fluturime gjatë 12 muajve të vitit 2020, ndërsa gjatë tremujorit të dytë të të njëjtit vit, prill-maj-qershor 2020, u realizuan vetëm 398 fluturime, raporton Albinfo.ch.
Ky numër i fluturimeve të realizuara në ANP ishte përgjysmë më pak se viti paraprak, pasi në 2019 në “Adem Jashari” u realizuan 18 mijë e 226 fluturime, e nëse krahasojmë 3 mujorin e dytë të 2019 me 2020 del se në 2019 gjatë asaj kohe ishin realizuar mbi 4 mijë fluturime më shumë, shkruan Albinfo.ch.
Ndërkaq, një vit më pas, kur pandemia vazhdon të jetë aktive, masat e parandalimit ndryshuan dhe aeroportet po funksionojnë po thuasje njejtë me vitet e para pandemisë.
Në vitin 2021, sipas Zyrës për Informim të ANP, gjatë periudhës janar-gusht, në aeroportin e Prishtinës u realizuan gjithsej 11 mijë e 816 fluturime, ndërsa numri i pasagjerëve për këta muaj arriti mbi 1 milion e 445 mijë, shkruan Albinfo.ch.
Ndryshe, në aeroportin e Prishtinës gjatë muajit gusht 2021 janë realizuar gjithsej 3 mijë e 34 fluturime, ndërsa ishin mbi 380 mijë pasagjerë që e shfrytëzuan këtë aeroport për fluturimet e tyre./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Zvicra transferon 500 milionë franga para kohe për aeroplanët F-35 -
Temperatura deri në 45 gradë Celsius, janë të mundshme në Zvicër -
Shqipëria me rregulla të reja për kalimin për të miturit -
Rekorde temperaturash në Evropë, vala ekstreme e të nxehtit po zhvendoset drejt lindjes












