Lajme
Papa Françesku: Trishtim, katolikët në Francë të mbajnë përgjegjësi
Skandalet rreth abuzimit seksual me fëmijë, reagim i ashpër i Papës
Papa Françesku tha të mërkurën se ishte i pikëlluar dhe i turpëruar nga paaftësia e Kishës Katolike për t’u marrë me abuzimin seksual të fëmijëve në Francë dhe se Kisha duhet ta bëjë veten një “shtëpi të sigurt për të gjithë”.
“Unë do të doja t’u shpreh viktimave trishtimin, pikëllimin për traumën që kanë pësuar dhe gjithashtu turpin tim, turpin tonë për paaftësinë shumë të gjatë të kishës për t’i vënë ato në qendër të shqetësimeve të saj”, u shpreh Papa.
Duke folur një ditë pasi një hetim i madh zbuloi se kleri francez kishte abuzuar me më shumë se 200.000 fëmijë në 70 vjetët e fundit, Papa ftoi katolikët në Francë të merrnin përgjegjësinë për atë që kishte ndodhur.
Një raport i publikuar mbi abuzimin seksual në Kishën Katolike të Francës tha se rreth 216 mijë fëmijë ishin viktima të abuzimit që nga viti 1950.
Dokumenti prej 2.500 faqesh, i përgatitur nga një komision i pavarur, u botua të martën dhe dokumenton dekada abuzimesh dhe fshehje krimesh.
Presidenti i komisionit, Jean-Marc Sauvé, tha në shtypin francez se rreth 3 mijë abuzues të fëmijëve, dy të tretat e tyre priftërinj, kanë punuar në kishë gjatë 70 vjetëve të fundit./euronews
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih Kalimtarët arritën ta mposhtnin dhe ta mbanin nën kontroll sulmuesin 40-vjeçar derisa mbërriti policia... -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit












