Lajme
Shqipëria dhe Mali i Zi, me çmimet më të shtrenjta të energjisë elektrike në rajon
Shqipëria dhe Mali i Zi janë dy shtetet që e kanë energjinë elektrike për familjarët më të shtrenjtën në rajon, sipas tabelave të publikuara në faqen e Institutit Europian të Statistikave, Eurostat. Në fund të vitit 2019, kur janë të disponueshme të dhënat për Shqipërinë, një kilovat orë energji në Mal të Zi kushtonte 0.085 euro dhe në Shqipëri, 0.078 euro (pa përfshirë taksat). Energjia për familjarët është më e lira në Kosovë, me 0.053 euro/kvh. Më pas renditet Serbia (0.055 euro), Maqedonia e Veriut (0.067 euro) dhe Bosnjë e Hercegovina (0.073 euro). Sipas të dhënave të Eurostat, në krahasim me 6-mujorin e parë 2015, çmimet e energjisë elektrike për familjarët (pa përfshirë taksat) për Shqipërinë janë rritur me rreth 15% deri në fund të 2019-s. Në 6- mujorin e parë të 2015-s, çmimi mesatar ishte 0.0676 euro për kilovat orë dhe në gjysmën e dytë të 2019-s arriti në 0.0778 euro.
Në Europë, më e lira është Ukraina (0.041 euro/kvh), Gjeorgjia (0.052) dhe e treta më e lira është Kosova.
Mesatarisht, konsumatorët familjarë në shtetet e Bashkimit Europian (27 shtete) e paguajnë energjinë 0.128 euro/kvh (1.6 herë më shumë se në Shqipëri dhe 2.4 herë më shumë se në Kosovë) për vitin 2019. Energjia është më e shtrenjtë në Irlandë (0.213) dhe më e lirë në Bullgari (0.8 euro/kvh) deri në fund të 2019-s.
Sipas Eurostat, çmimi i energjisë në BE-27 varet nga një sërë kushtesh të ndryshme të ofertës dhe kërkesës, duke përfshirë situatën gjeopolitike, përzierjen kombëtare të energjisë, diversifikimin e importit, kostot e rrjetit, kostot e mbrojtjes së mjedisit, kushtet e rënda të motit, ose nivelet e akcizës dhe taksimit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat deri në 38°C në Zvicër – Autoritetet kërkojnë vigjilencë maksimale Moti i nxehtë pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, duke rritur rrezikun për shëndetin... -
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës -
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite













