Lajme
Nuk ka më teste COVID falas në Gjermani dhe Francë
Nga dita e djeshme në Gjermani testet e COVID-19 nuk do të jenë më falas.
Të gjithë ata qytetarë që nuk zgjedhin të vaksinohen do të duhet t’i paguajnë vetë testet Covid, çmimi i së cilit kushton nga 15-20 euro.
Kjo është një masë e ndërmarrë për të nxitur edhe më shumë vaksinimin e qytetarëve.
Një masë e ngjashme hyn në fuqi në Francë më 15 tetor, qoftë për testet PCR, por edhe testin antigjen.
Rumania ndodhet në një gjendje kritike. Spitalet po përballen me një rritje të të infektuarve, ndërsa varianti Delta ka përfshirë gjithë vendin.
Koordinatori i Fushatës Kombëtare të Vaksinimit të vendit ka krahasuar situatën me atë të Italisë një vit më parë.
Një qytet në jugperëndim të Rumanisë-Drobeta-Turnu Severin është qyteti i parë i madh që hyri në bllokim në këtë valë të katërt të pandemisë.
Ndërkohë në Mbretërinë e Bashkuar, Shërbimi Kombëtar i Shëndetit me afrimin e dimrit po u bën thirrje njerëzve që të marrin një vaksinë kundër gripit.
Ekspertët kanë frikë se sëmundja e frymëmarrjes mund të shkaktojnë rritje të rasteve.
Kjo mund të nënkuptojë dy herë më shumë vdekje nga gripi sezonal sesa në një vit normal./Euronews
E-Diaspora
-
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: 326 fluturime më pak për shkak të mungesës së pilotëve Mungesa e pilotëve godet fluturimet verore... -
Identifikohet viktima e aksidentit me teleferik në Engelberg -
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicër














