Lajme
A do ketë Gjermania një valë të re Covid-19 në dimër?
Gjermania midis pohimeve se pandemia ka mbaruar dhe shqetësimeve për një valë të re të COVID-19 në dimër. Cilat janë faktet?
“Berghain”, tempulli më i famshëm i vallëzimit në Berlin, është përsëri i hapur. Sipas raporteve, brenda kishte një përzierje të muzikës dhe ekstazës.
Eksperti socialdemokrat i shëndetësisë, Karl Lauterbach, i njohur për fjalët e tij shpesh paralajmëruese për pandeminë, e mirëpriti këtë veprim.
Hapja e klubit për të shëruarit dhe njerëzit e vaksinuar është një gjë “e madhe”.
Me siguri do të ketë edhe të infektuar me virusin.
“Por ata që janë të vaksinuar nuk do të sëmuren aq rëndë. Ndaj mund të rrezikohet”.
A do të thotë kjo se Gjermania është afër tejkalimit të pandemisë?
Jens Spahn, ende ministër i Shëndetësisë në Qeverinë federale në largim, u shpreh optimist në një konferencë për shtyp: “Situata e pandemisë është e tillë që ne aktualisht nuk kemi probleme me të”.
Kështu duket se mendojnë edhe shumica e gjermanëve.
Në një sondazh nga instituti për hulumtimin e opinionit “Infratest Dimap” thuhet se vetëm 42 për qind e të anketuarve janë të shqetësuar nga një rritje e sërishme e numrit të të infektuarve, që është shumë më pak sesa në verë, kur 62 për qind e të anketuarve kishin frikë nga mundësia e rritjes së shifrave të pandemisë.
Kur shikojmë shifrat, shihet qartë se Gjermania e ka stopuar me sukses valën e katërt të pandemisë, e cila në verë dukej si e domosdoshme./DW
E-Diaspora
-
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora Sot dita e fundit për t’u regjistruar si votues jashtë vendit... -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes -
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar
Jeta në Zvicër
-
Rriten çmimet e birrës në Zvicër Birra bëhet më e shtrenjtë në Zvicër... -
Një 16-vjeçar humb jetën në një aksident të rëndë në Torre TI -
E verbra zvicerane mahnit jurinë dhe siguron finalen në “The Voice” -
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve













