Lajme
Humbja e dyshimtë e Robin Krasniqit, tani në duart e Gjykatës
Niset procesi gjyqësor me të cilin pretendohet të dëshmohet se referët ia kanë marrë padrejtësisht fitoren Robin Krasniqit.
Robin Krasniqi dhe sponzori i tij kanë nisur rrugën juridike për humbjen e dyshimtë, ku shumë ekspertë të boksit janë shprehur se ishte bërë gabim në vlerësimin e ndeshjes nga gjyqtarët që ishin aty, transmeton albinfo.ch.
Mediat gjermane shkruajnë se sponzori i Robin Krasniqit, Burim Hazrolli, ka ndarë një milion euro për procesin gjyqësor, me të cilin pretendohet të dëshmohet se referët ia kanë marrë padrejtësisht fitoren Robin Krasniqit.
Me këtë thuhet se Robin Haxhi Krasniqi dhe ekipi i tij kanë vendosur të kërkojnë drejtësi para organeve juridike, për humbjen e dyshimtë në duelin me Dominic Bösel, transmeton tutje albinfo.ch.
Kujtojmë se pas përfundimit të meçit, Krasniqi është shprehur në ring se ai me siguri nuk ka humbur. Më pas në rrjetet sociale ka bërë të ditur se ai do të ndjekë të gjitha rrugët për të çuar drejtësinë në vend. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme














