Bota
Rritje rekorde e çmimeve të energjisë elektrike në disa shtete evropiane
Muajt e fundit, çmimet e energjisë duket se po rriten në mënyrë të vazhdueshme
Tarifa e gazit u rriten me 12,6 për qind më 1 tetor, në Francë dhe një rritje e ngjashme pritet edhe me çmimin e energjisë elektrike në fillim të vitit të ardhshëm, sipas OuestFrance.
Që nga 1 tetori, çmimi i gazit u rrit me 12,6 për qind, një nga rritjet më të mëdha të viteve të fundit.
Njëkohësisht, ministrja e Tranzicionit Ekologjik, Barbara Pompili, paralajmëroi se “çmimi i energjisë elektrike do të përjetojë një rritje të ngjashme në shkurt ose mars 2022”.
Muajt e fundit, çmimet e energjisë duket se po rriten në mënyrë të vazhdueshme, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
Rritja e çmimit të gazit është më e madhja e regjistruar në vitet e fundit, veçanërisht tronditëse, pasi vjen pas një rritjeje të mëparshme prej 4,4 për qind në qershor.
Ndryshimet në çmimet e rregulluara të energjisë elektrike janë të ndryshme nga ato për gazin, por vështirë se ka ndonjë rënie.
Që nga qershori 2019, rritja e dukshme prej 7,7 për qind duket se po vazhdon të shkojë lart. Për një pajtim me një fuqi të regjistruar prej 6 kVA, çmimi për kW/h ka shkuar nga 0,13 në 0,16 euro midis 2012 dhe 2021. Kësaj i duhet shtuar pjesa fikse, kostoja vjetore e abonimit, që gjithashtu është rritur. Për një familje që është pajtuar me një fuqi prej 6 kVA, pjesa fikse është rritur nga 65,64 euro në 2012 në 112,20 euro që nga 1 gushti 2021, sipas të dhënave nga Komisioni Rregullator i Energjisë. Kostoja e faturës së energjisë elektrike në Spanjë është rritur me një mesatare prej 44% në një vit, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave (INE) duke iu referuar shtatorit 2021 në lidhje me të njëjtin muaj të vitit 2020.
Sipas INE-s, çmimi i energjisë elektrike është faktori i pare i cili solli inflacionin në 4% në shtator, një shifër që ishte tashmë ishte parashikuar në fund të muajit të kaluar e më pas kontribuoi edhe në rritjen e kostove të karburantit. Të dhënat e reja nga INE-s mbërritën në Dhomën e Deputetëve, ku pritet një dekret i qeverisë i cili synon të kufizojë ndikimin e çmimeve të larta të energjisë për familjet dhe kompanitë.
Spanja
Kostoja e faturës së energjisë elektrike në Spanjë është rritur me një mesatare prej 44% në një vit, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave (INE) duke iu referuar shtatorit 2021 në lidhje me të njëjtin muaj të vitit 2020.
Sipas INE-s, çmimi i energjisë elektrike është faktori i pare i cili solli inflacionin në 4% në shtator, një shifër që ishte tashmë ishte parashikuar në fund të muajit të kaluar e më pas kontribuoi edhe në rritjen e kostove të karburantit.
Të dhënat e reja nga INE-s mbërritën në Dhomën e Deputetëve, ku pritet një dekret i qeverisë i cili synon të kufizojë ndikimin e çmimeve të larta të energjisë për familjet dhe kompanitë.
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve













