Maqedonia
Sa është dënimi nëse shitni votën në Maqedoni
Të gjithë ata që do të tentojnë të rrezikojnë ose manipulojnë procesin zgjedhor dhe ata që do ta keqpërdorin votën duke e shitur ose këmbyer me ndonjë përfitim, mund t’i presin nga qelitë e burgut në Maqedoninë Veriore.
Nga tre vjet burgim për qytetarët dhe votuesit dhe deri në pesë vjet për anëtarët e këshillave zgjedhor dhe personat e tjerë zyrtarë në proces, parasheh Kodi penal nëse rrezikojnë, pamundësojnë, pengojnë ose ndikojnë në të drejtën e votës së lirë.
Neni 158 i Kodit penal parasheh tre vjet burgim për të gjithë ata që do të bëjnë presion ose pengojnë qytetarët të votojnë të drejtën e votës, ndërsa dënimi është edhe më i lartë nëse këtë e bën një anëtar i këshillit zgjedhor ose person tjetër zyrtar, raporton Shenja.tv, përcjell albinfo.ch.
Neni 158
Ai që me përdorimin e forcës, kërcënimit serioz ose ndonjë forme tjetër pamundëson ose pengon mbajtjen e zgjedhjeve ose votimit ose pamundëson ose pengon konfirmimin ose publikimin e rezultateve të votimit, do të dënohet së paku me 3 vjet burgim.
Ai që kryen veprën e paragrafit 1 me përdorim të armës, eksplozivit ose mjeteve të tjera të rrezikshme, me përdorim dhune ndaj dy ose më tepër personave ose në grup të organizuar, ose në territorin e dy ose më tepër vendvotimeve, do të dënohet me të paktën 5 vjet burgim.
Neni 160
Ai që me përdorim të forcës, kërcënimit serioz, mashtrimit ose ndonjë forme tjetër do të pengojë ose do të detyrojë dikënd tjetër të realizojë, të mos e realizojë ose si ta realizojë të drejtën e votës, do të dënohet me të paktën 3 vjet burgim.
Nëse veprën e paragrafit 1 e kryen anëtari i organit zgjedhor ose person tjetër fizik gjatë kryerjes së detyrës lidhur me zgjedhjet ose votimin, do të dënohet me të paktën pesë vjet burgim.
Dënime të ashpra parashihen edhe për qytetarët që do të tentojnë të votojnë më shumë se një herë, nëse votojnë për dikënd tjetër e në veçanti nëse shesin ose blejnë votën e dikujt tjetër, ose e këmbejnë atë për ndonjë shpërblim ose përfitim të formave të tjera.
Neni 162
Ai që një personi me të drejtë vote i ofron, jep ose premton shpërblim ose përfitim tjetër, me qëllim që ta bindë ta realizojë, të mos realizojë ose si ta realizojë të drejtën e votës, do të dënohet me të paktën pesë vjet burgim.
Me dënimin e paragrafit 1 do të dënohet edhe personi me të drejtë vote, i cili do të kërkojë për vete shpërblim ose përfitim tjetër ose do të pranojë dhuratë ose përfitim tjetër që ta realizojë, të mos e realizojë ose si ta realizojë të drejtën e votës.
Neni 163 i kodit penal parasheh tre vjet burgim edhe për atë që gjatë zgjedhjeve ose gjatë votimit do ta shkelë fshehtësinë. Në këtë dënim hyjnë edhe personat që do të fotografojnë votën, ose në publik në vendvotim do të tregojnë për kend kanë votuar. Me dënimin e njëjtë do të dënohet edhe ai që me përdorim të dhunës, kërcënimit serioz, do të ndikojë te tjetri që ti tregojë nëse ka votuar ose si ka votuar.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes Gruaja 53-vjeçare shtetase italiane dhe burri 53-vjeçar shtetas serb po udhëtonin në drejtim të veriut në... -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë












