Kosova
Më pak se 29 për qind e qytetarëve me të drejtë vote kanë votuar deri tani në Prishtinë
Qytetarët e Kosovës sot vendosin për kryetarët e ardhshëm të komunave dhe për përfaqësuesit e tyre në Kuvendet Komunale.
Deri në orën 16:00 në vend kanë votuar 26,89 për qind, apo 506 mijë e 997 qytetarë.
Ndërsa, në kryeqytet deri në orën 16:00 kanë votuar 28,45 për qind, apo 55 mijë e 747 qytetarë me të drejtë vote.
Komunat me shumicë serbe edhe më tej po prijnë sa i përket shfrytëzimit të drejtës për të votuar.
Në komunën e Zveçanit deri tani kanë votuar 56.91 për qind apo 3 mijë e 915 qytetarë, në Mitrovicën e Veriut kanë votuar 55,03 për qind apo 9 mijë e 751, në komunën e Ranillugit kanë votuar 40,68 për qind apo 1 mijë e 987 qytetarë, në Partesh kanë votuar 36,30 për qind apo 1 mijë e 662, në Kllokot kanë votuar 37.50 për qind apo 1 mijë e 378 qytetarë.
Ndërsa, në Prizren kanë votuar 20, 81 për qind apo 36 mijë e 78 qytetarë, në Ferizaj 25,65 për qind apo 28 mijë e 720 qytetarë, në Gjakovë 24,32 për qind apo 27 mijë e 517 qytetarë, në Gjilan kanë votuar 26,58 për qind apo 26 mijë e 866 qytetarë, në Mitrovicën e Jugut kanë votuar 24,95 për qind apo 19 mijë e 601 qytetarë dhe në Pejë kanë votuar 23,14 për qind apo 25 mijë e 236 qytetarë.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Shtohen thirrjet në Zvicër për të vendosur një kufizim ligjor të alkoolit për skiatorët Mes thirrjeve për të futur kufizime të alkoolit në pistat e skive zvicerane, mbështetësit po shqyrtojnë... -
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare -
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025













