Kosova
Kosovë: Shitjet online rriten në 35.4 për qind
Referuar të dhënave të fundit të publikuara në raportin vjetor të Komisionit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor, del se Kosova është e para për sa i përket qasjes në internet.
Aty thuhet se në vendin tonë shtrirja e përdorimit të internetit është 96.4 për qind.
“Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2020, 96.4 për qind e familjeve kishin qasje në internet (krahasuar me 93.2 për qind në vitin 2019). 95.1 për qind (nga 91.2 për qind në 2019) kanë qasje në internet përmes lidhjeve fikse dhe 54.7 për qind përmes lidhjeve mobile (nga 39.6 për qind në 2019)”, thuhet në raport, shkruan Telegrafi.
Po ashtu, raporti thekson se gjatë vitit ta pandemisë COVID-19, shitjet në internet janë rritur në 35.4 për qind.
“Në vitin 2020, individët që blejnë ose porositin mallra dhe shërbime në internet janë rritur në 35.4 për qind, një rritje prej 12.7 pikë përqindjeje në krahasim me vitin 2019”, vijon raporti.
E-Diaspora
-
Itali
Vdes shqiptari në Itali, dyshohet se u hodh vetë para trenit Ngjarja ndodhi në linjën Pescara–Milano railway, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat dhe dyshimet për akt të... -
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen














