Lajme
Gjermani: Olaf Scholz mund të bëhet kancelar në fillim të dhjetorit
Tri partitë gjermane që po punojnë për të formuar një koalicion të ri qeverisës synojnë t’i përmbyllin bisedimet nga fundi i nëntorit dhe të zgjedhin social-demokratin Olaf Scholz si kancelar më 6 dhjetor.
Kështu deklaruan ditën e enjte disa zyrtarë gjermanë. Duke folur pas raundit të radhës të bisedimeve me të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë, sekretari i përgjithshëm i social demokratëve, Lars Klingbeil, tha se synimi është që 22 anëtarët e grupeve të punës të dalin në një përfundim brenda 10 nëntorit.
“Atmosfera është pozitive, por ne jemi të ndërgjegjshëm për përgjegjësinë që tri partitë kanë për të nisur me shpejtësi dhe për të finalizuar me sukses negociatat. Ne kemi qenë në bisedime intensive me partnerët në ditët e fundit dhe kemi ngritur grupe pune me 22 specialistë”, tha Lars Klingbeil, sekretar i përgjithshëm i SPD-së.
Edhe zyrtarët e partive të tjera u shprehën optimistë se bisedimet do të jenë të suksesshme. Volker Wissing, sekretar i përgjithshëm i Demokratëve të Lirë, deklaroi se negociatat e zhvilluara deri tani kishin qenë inkurajuese.
Bisedimet paraprake mes tri partive çuan në rënien dakord për një udhëzues me 12 faqe, që ka në fokus zotimet për mbrojtjen nga ndryshimet e klimës, taksat dhe pagën minimale, tri pika këto që do t’i shtohen variantit përfundimtar të programit qeverisës./Euronews
E-Diaspora
-
Rama diasporës në Itali: Shqiptarët, nga damka “e stato un albanese”, te shëmbëlltyra e ribashkimit europian Kryeministri Edi Rama, fjalimin në pallatin e sportit “Busto Arsizio” në Itali, e nisi me një...
-
Edhe këtë vit panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu“ bashkoi shqiptarët e Amerikës
-
CIES: Xhaka, lojtar me ndikim, vlerësohet me 92.3 pikë
-
Xhaka e Gjimshiti, në ekipin më të mirë të Ligës së Evropës
-
Prokuroria zvicerane kërkon 16 vjet burg për Arditin që vrau gruan e tij, Besimen
Jeta në Zvicër
-
TPG do të punësojë 200 shoferë Transporti publik i Gjenevës po fillon një përpjekje masive rekrutimi. Ka nevojë për 200 shoferë të...
-
Të Gjelbrit nisin një iniciativë për lejen e zgjeruar prindërore
-
Rusia nxjerr “Deklaratën përfundimtare” për konferencën në Bürgenstock
-
26-vjeçari nuk u paraqit për mbrojtjen civile, kaq shumë duhet të paguajë
-
SVP dëshiron të pranojë vetëm 5,000 azilkërkues në vit