Lajme
Blerta Kastrioti fiton çmimin gjerman për arritje të jashtëzakonshme të studentëve të huaj
Studentja e masterit , Blerta Kastrioti nga Shqipëria merr çmimin DAAD të këtij viti për arritje të jashtëzakonshme të studentëve të huaj në HWR Berlin
Përveç arritjeve të saj të shkëlqyera akademike, është angazhimi i saj i larmishëm shoqëror që kishte shtyrë njërin nga profesorët e saj të nominonte Blerta Kastriotin për çmimin e Shërbimit Gjerman të Shkëmbimit Akademik (DAAD) për studentët e huaj të shquar, shkruan berlin.de.
Studentja nga Shqipëria është duke përfunduar studimet master për Kontabilitet dhe Kontroll në Universitetin Ekonomik dhe Juridik të Berlinit (HWR Berlin).
Përveç diplomës së mëparshme bachelor në Universitetin e Tiranës, Blerta Kastrioti ka punuar vullnetare në Shqipëri në projekte të ndryshme sociale dhe ekologjike, transmeton albinfo.ch. Ajo ka ndihmuar në fushatat e dhurimit të gjakut të Kryqit të Kuq, mbështet njerëzit në nevojë dhe është e përfshirë në mënyrë aktive në organizatën për mbrojtjen e mjedisit “Green Line Albania”.
“Edhe në kohë të vështira, ne mund t’i kapërcejmë të gjitha vështirësitë dhe t’i arrijmë qëllimet tona nëse vërtet bëjmë përpjekje”, shprehet e bindur fituesja e çmimit. Kështu ajo kishte pranuar sfidën personale për të vazhduar studimet në fushën e financës dhe kontabilitetit në Gjermani. Mbi të gjitha, orientimi i fortë në praktikë i programit të studimit dhe stafi mësimdhënës e motivuan atë të aplikonte në HWR Berlin.
E reja nga Tirana nuk ndalet në teori kur sheh se duhet mbështetje dhe ndihmë, transmeton albinfo.ch. “Ka shumë çështje në Shqipëri për të cilat duhet të ndërgjegjësojmë shoqërinë, si shëndeti dhe mbrojtja e mjedisit. Prandaj çdo dorë që ofron ndihmë është shumë e mirëpritur dhe kontribuon në përpjekjet për një ndryshim pozitiv”, thotë Kastrioti.
Studentja ambicioze e masterit synon një karrierë në financa dhe kontabilitet dhe ka një synim specifik. Ajo dëshiron të iniciojë një projekt afatgjatë që do të avanconte njohuritë dhe edukimin e përgjithshëm në fushën e financave në Shqipëri.
Për herë të 15-të, HWR Berlin ndan çmimin DAAD, ku përfshihet shuma prej 1000 eurosh, dhe vlereson kështu personalitetet për arritjet e tyre të shkëlqyera akademike dhe angazhimin e tyre shoqëror.
Si fituese e çmimit, Blerta Kastrioti përfaqëson rreth 1500 studentë aktualë ndërkombëtarë në HWR Berlin. Secili prej tyre do të marrë një pjesë të Gjermanisë me vete në vendin e tij dhe në këmbim do të formësojë dhe pasurojë profilin ndërkombëtar të universitetit. Të diplomuarit e huaj janë partnerë të ardhshëm të Gjermanisë në biznes, politikë dhe shkencë.
“Nëse vërtet duam të ndryshojmë diçka, është më mirë të përfshihemi edhe ne në proces,” përmbledh me vend Blerta Kastrioti – një pasqyrë dhe qëndrim që përshtatet në shumë mënyra.
(Foto: Berlin.de)
E-Diaspora
-
5 monumente të reja në Europë në nder të Heroit Kombëtar Vendosen monumente të Skënderbeut në tri komuna të Kalabrisë ...
-
Gjuha shqipe forcon integrimin
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
Jeta në Zvicër
-
Neuchâtel: Një algjerian 29-vjeçar u gjet pa shenja jete, në qeli La Chaux-de-Fonds, Neuchâtel: Trupi i tij i pajetë u gjet nga rojat e burgut rreth orës...
-
Kantonet zvicerane me plane për të punësuar më shumë mësues të huaj
-
Bernë: Merret vendimi për gruan e cila vrau kryetarin e bashkisë së Lauterbrunnen pasi e goditi 58 herë me thikë
-
Pse Zvicra subvencionon tarifat vetëm për disa studentë të huaj?
-
Prodhuesi zviceran i thikave të ushtrisë në përpjekje për të përmbushur kufizimet globale të tehut