Lajme
A do të veprojë Zvicra njëjtë si shtetet fqinje lidhur me kufizime të reja
Austria ka vendosur kufizime për banorët e pavaksinuar dhe pyetja është: A do të bëjë të njëjtën gjë edhe Zvicra?
Disa ngjashmëri mes dy vendeve janë të dukshme. Shkalla e vaksinimit në Austri është 64.4 për qind, vetëm pak më e ulët se ajo e Zvicrës, 64.8 për qind. Gjithashtu, kurba zvicerane e kontaminimit ndjek të njëjtën tendencë si ajo e Austrisë, por me vonesë, transmeton albinfo.ch.
Urs Karrer, nënkryetar i Task Forcës Covid-19, kujtoi se “në muajt e fundit masat këtu nuk kanë qenë aq të rrepta sa në Austri”.
Pra, a do të ndjekë Zvicra shembullin e fqinjit të saj?
Jo domosdoshmërisht, tha Karrer, sepse edhe faktorë të tjerë hyjnë në lojë, transmeton tutje albinfo.ch.
“Sjellja individuale vazhdon të ketë një ndikim të madh në zhvillimin epidemiologjik”, thotë ai.
“Ne kemi mësuar mjaftueshëm në këtë pandemi për të thënë se në një fazë të rritjes eksponenciale, është më efektive të veprosh me largpamësi sesa të reagosh me shpinën pas murit”, shtoi Karrer.
Megjithatë, kryetarja e Task Forcës, Tanja Stalder, tha se Këshilli Federal ka të ngjarë të “mendojë seriozisht një paketë të re masash në javët e ardhshme”.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern














