Kosova
Vuçiq merr ‘Çelësin e Qytetit të Mitrovicës’
Strukturat paralele dhe ilegale të Serbisë vazhdojnë aktivitetin e tyre në Kosovë. I ashtuquajturi “Organ i përkohshëm i Komunës së Mitrovicës” do t’i ndajë “Çelësin e Qytetit” dhe atë që quhet “Karta e Artë” ish-ministrit të Sllobodan Millosheviqit për propagandë, Aleksander Vuçiq. Një gjë e tillë nga kjo strukturë paralele e ilegale do të bëhet më 23 nëntor, në ditën që serbët e konsiderojnë si “Dita e çlirimit të qytetit”, shkruan Kosovo Online.
Një gjë e tillë do të bëhet, siç thuhet, në “shenjë falënderimi për gjithçka që Vuçiq bën për të mirën e popullit serb dhe për kontributin e jashtëzakonshëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, mbështetjen për stabilitetin ekonomik, strehimin dhe zbatimin e projekteve të shumta infrastrukturore”.
Kjo ceremoni pritet të mbahet në atë që serbët e quajnë “Pallati i Mitrovicës” në orën 11 e 30.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau









