Lajme
Kur pritet të ulen çmimet e gazit dhe energjisë?
Çmimet e gazit natyror dhe të energjisë elektrike do të pësojnë rënie të jashtzakonshme nga nivelet aktuale të larta në prill të vitit 2022, sipas studimit të fundit të Agjencisë së Bashkimit Evropian për Bashkëpunim të Rregullatorëve të Energjisë (ACER).
ACER ka prezantuar raportin preliminar para Komisionit Evropian në lidhje me çmimet e larta të energjisë elektrike dhe për mënyrës se si është disenjuar aktualisht tregu me shumicë i energjisë elektrike, ka raportuar Balkan Green Energy News.
Sipas hulumtimit të ACER, çmimet e larta të gazit natyror janë tranzicionale dhe do të pësojnë rënie të jashtzakonshme në prill 2022, thuhet në raport.
Përndryshe, çmimet e energjisë elektrike në treg gjatë këtyre ditëve sillen rreth 200 euro deri në 400 euro për megavat.
Rritja e çmimeve të energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare ka shkaktuar edhe rritje të madhe të çmimit të importit të rrymës në Kosovë.
KEDS ka njoftuar se gjatë tetorit të këtij viti, pra, për një muaj, përkundër motit të mirë janë importuar 9,15 milionë euro energji elektrike me çmim mesatar prej 242 eurosh për megavat, një rritje enorme nga 1,5 milionë euro sa ishte në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil












