Lajme
OBSH: Masa, ose 500 mijë viktima nga Covid deri në mars
Kjo thirrje vjen si parajmërim për vendet e BE-së
Organizata Botërore e Shëndetësisë është shprehur e shqetësuar në lidhje me situatën e javëve të fundit nga pandemia e koronavirusit në Europë.
Në një deklaratë për mediat drejtori rajonal i OBSH-së, Hans Kluge, u bëri thirrje vendeve europiane të ndërmarrin sa më shpejt masa për të shmangur një përkeqësim të mundshëm të situatës.
Sipas Kluge, nëse nuk merren masa urgjente, 500 mijë persona mund të humbasin jetën deri në mars nga koronavirusi në kontinentin e vjetër.
Prej javësh, shumë vende të Europës po regjistrojnë shifra të frikshme infektimesh që nuk janë parë asnjëherë që nga nisja e pandemisë.
Kluge tha se janë një numër faktorësh që kanë ndikuar në këtë situatë, përfshirë vaksinimin e pamjaftueshëm, sezonin e dimrit dhe dominimin rajonal të variantit shumë të transmetueshëm Delta.
E-Diaspora
-
Puna në qiell të jep ndjenjën e paqes “Nuk ka asgjë më mirë se të mund të punoj në qiell. Kur kam kohë dhe...
-
Hapet në Toronto Java e Kulturës së Kosovës
-
Cyrih: Zhvillohet seminari “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër”
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova
-
Ka shantazhuar një të burgosur: 8 muaj shtesë për kosovarin e dënuar me 16.5 vjet burgim
Jeta në Zvicër
-
Shtatë gjëra që shtetasit jo-BE duhet t’i dinë rreth zhvendosjes në Zvicër Zvicra ka rregulla strikte për të huajt që mund të jetojnë dhe të punojnë në vend...
-
Cyrihu, qyteti i tretë më pak tërheqës evropian, për të ardhurat nga qiraja e pronave
-
Zvicër: Lajmet kryesore të ditës së hënë
-
Çiklizmi në tren: Rezervimi i vendit nuk e zgjidh mungesën e hapësirës
-
Katër të vdekur në Alpet zvicerane gjatë fundjavës