Lajme
OBSH: Rreziku global nga varianti i ri Omicron është “shumë i lartë”
Rreziku global nga varianti i ri Omicron është “shumë i lartë”, tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë, pasi shumë vende raportuan raste të variantit që ka ngjallur shqetësim në mbarë botën.
Një deklaratë e tillë vjen ndërsa rastet e variantit konfirmohen në shumë vende të botës.
“Vetë shfaqja e Omicron është një tjetër kujtesë se megjithëse shumë prej nesh mund të mendojnë se kemi mbaruar me Covid-19, kjo nuk ka përfunduar”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtor i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në një sesion special të Asamblesë Botërore të Shëndetësisë.
Në këshillat me shkrim për shtetet e saj anëtare, agjencia e OKB-së u kërkoi atyre të përshpejtojnë mbulimin e vaksinimit Covid-19 “sa më shpejt të jetë e mundur”, veçanërisht midis grupeve me prioritet të lartë, dhe të rrisin përpjekjet e mbikëqyrjes.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti














