Lajme
346 raste me Covid-19 dhe katër viktima në Shqipëri
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar katër raste me fatalitet si pasojë e koronavirusit.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë kryer 2.317 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 346 qytetarë, prej tyre më së shumti në Tiranë- 146.
Janë 5.982 pacientë aktivë me COVID 19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 156 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Dy qytetarë nga Fieri 59-77 vjeç, një qytetar 79 vjeç nga Korça dhe një qytetar nga Tirana 85 vjeç.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 202.641 raste, prej tyre 193.533 janë shëruar, 5.982 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.126 pacientë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme













