Lajme
Zelanda e Re prezantoi planin për t’i dhënë fund duhanpirjes
Qeveria e Zelandës së Re beson se ka arritur të krijojë një plan unik për t’i dhënë fund pirjes së duhanit, duke prezantuar një ndalesë të përjetshme për personat 14 vjeç apo më të rinj, transmeton REL, përcjell albinfo.ch.
Referuar ligjit të ri, që u prezantua më 9 dhjetor nga Qeveria e Zelandës së Re, që pritet të miratohet vitin e ardhshëm, mosha minimale e personave që mund të blejnë cigare do të rritej vit pas viti.
Kjo nënkupton që 65 vjet pas hyrjes në fuqi të ligjit, qytetarët mund të blejnë cigare nëpër dyqane, por duhet të dëshmojnë se janë të paktën 80 vjeç.
Plani i Qeverisë ka vendosur synimin që nën 5 për qind të qytetarëve të jenë konsumues të duhanit deri në vitin 2025.
Po ashtu, pjesë e planit qeveritar është edhe lejimi i shitjes së produkteve të duhanit me nivele të ulëta të nikotinës.
Sipas ligjeve aktuale në fuqi në Zelandën e Re, qytetarët e moshës 18 vjeç e lart lejohen të blejnë duhan.
Sipas të dhënave, numri i personave që janë duhanpirës në Zelandën e Re ka rënë gjatë viteve të fundit dhe rreth 11 për qind e personave të rritur janë duhanpirës, ndërkaq 9 për qind e tyre tymosin duhan çdo ditë. Ndërkaq, te komuniteti indigjen Maori, përqindja e duhapirjes është 22 për qind.
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
Forumi Ekonomik: Kostot e sigurisë vazhdojnë të rriten Në vitin 2025, shpenzimet pothuajse arritën tavanin prej 9 milionë frangash; një vizitë e mundshme e... -
Tesla godet një automjet policie, duke shkaktuar dëme prej 100,000 frangash -
Rriten lëndimet gjatë Krishtlindjeve në Zvicër -
Miliona franga dëmi i shkaktuar nga zjarri në Hauptwil, Thurgau -
Rusia godet në Ukrainë fabrikën e një kompanie që ka selinë në Gjenevë










