Lajme
Gjykata e Lartë britanike lejon ekstradimin e Assange në SHBA
Edhe pse një ekstradim në SHBA mund t’i kushtojë atij deri në 175 vjet heqje lirie, sipas ekspertëve ai nuk rrezikon më shumë se 6 vjet burg.
Gjykata e Lartë në Britaninë e Madhe ka vendosur se themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, do të mund të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Autoritetet britanike fillimisht kishin mohuar kërkesën amerikane për ekstradimin e 50-vjeçarit australian, me pretendimin se i dënuari kishte probleme të shëndetit mendor dhe nuk mund të përballonte masat më strikte të parashikuara në atë vend.
Por autoritetet amerikane i siguruan britanikët që masat shtrënguese do të merreshin vetëm në qoftë se do të ishin të detyruar për shkak të veprimeve të Assange, i cili akuzohet për botimin e mijëra dokumenteve sekrete ushtarake në kohën e luftës së Irakut dhe Afganistanit, që sipas Uashingtonit, kanë rrezikuar sigurinë kombëtare, raporton CNN, përcjell Albinfo.ch.
Edhe pse një ekstradim në SHBA mund t’i kushtojë atij deri në 175 vjet heqje lirie, sipas ekspertëve ai nuk rrezikon më shumë se 6 vjet burgim.
Sipas koleges së tij në Wikileaks, Kristinn Hrafnsson, “jeta e Assange është sërish në rrezik, ashtu si liria e gazetarëve për të botuar materiale që qeveritë dhe korporatat gjykojnë si të pakëndshme për veten”, ndërkohë që e fejuara e tij, Stella Moris, shtoi se “Julian ndodhet në një mënyrë ose në tjetrën prej 11 vjetëve në burg, sa do të zgjasë kjo?
Problemet e Assange filluan më 2010 në Suedi, ku u akuzua për abuzime seksuale. Për të shmangur dënimin, ai gjeti mikpritje në ambasadën e Ekuadorit në Londër si refugjat politik, nga viti 2012 deri në prillin e 2019-s. Vetëm një muaj më vonë, ai u dënua me 4 vjet për shmangie të drejtësisë britanike. Por, rrugëtimi i tij në sallat e gjykatave dhe në qeli mund të zgjasin ende gjatë.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin Incidenti vjen në një kohë kur moti i paqëndrueshëm po ndikon në trafikun ajror në disa... -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit












