Autotech
Google gjatë vitit të ardhshëm sjell videolojërat Android në Windows
Kompania Google synon të ofrojë lojërat Android nëpër kompjuterë që kanë sistemin operativ Windows.
Aplikacioni Google Play Games do të jetë i qasshëm për përdoruesit e Windows nga vera e vitit 2022, e do të realizohen nga Google me qëllim që të mund të shijojnë lojërat nga Google Play nëpër laptopë, tabletë dhe kompjuterët me sistemin operativ Windows.
“Përdoruesit nga viti i ardhshëm do të mund të kënaqen me lojërat e preferuara nga Google Play në pajisje të ndryshme siç janë telefonat e mençur, tabletët dhe Chromebook, sikurse edhe në kompjuterët me sistemin operativ Windows. Prodhimi i Google sjell lojërat më të mira nga Google Play Games në shumë laptopë e desktopë. Jemi shumë të gëzuar që do të zgjerojmë platformën tonë në mënyrë që lojtarët të kënaqen me lojërat e tyre të preferuara Android”, thuhet në kumtesën e Google.
Zëdhënësi i Google, Alex Garcia-Kummert, ka thënë për The Verge, se kompania ka zhvilluar aplikacionin, që do të thotë se nuk ka bashkuar forcat me Microsoft, BlueStakcsom apo partnerët e tjerë.
Aplikacioni i shumëpërfolur do t’i mundësojë lojtarëve që lehtë të gjejnë lojërat e tyre nëpër PC të cilat më herët i kanë luajtur nëpër telefonat, tabletë dhe Chromebook.
Megjithatë, Google nuk ka dhënë datën e saktë të lansimit të aplikacionit, por sigurisht që do të shfaqet vitin e ardhshëm. Akoma nuk dihet se cilën teknologji Google e përdor për “aktivizimin” e aplikacionit Android në Windows, por se lojërat do të mund të luhen nga një stream në cloud.
E-Diaspora
-
“Shqipëria e Vogël” përfshihet zyrtarisht në hartën zyrtare të New York-ut Një moment historik është shënuar sot për Komunitetin Shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi... -
Shkencëtari shqiptar Ardian Jusufi nominohet për çmimin prestigjioz “Falling Walls Science Breakthroughs 2026” -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Numër rekord i bankierëve zviceranë të papunë Numri i punonjësve të papunë të bankave po rritet vazhdimisht, ndërsa numri i vendeve të lira... -
Turizmi nuk ka pësuar nga zjarri fatal në Crans-Montana -
Vala e të nxehtit mund të rrisë çmimet e ushqimeve në Zvicër -
Çfarë të drejtash kanë pasagjerët që udhëtojnë me kompanitë ajrore zvicerane? -
Vala e të nxehtit mbush pishinat në Zvicër, mbi 15 milionë vizita këtë verë











