Lajme
Biden tregon pse po ndodhin tornadot
Presidenti amerikan, Joe Biden, i përcaktoi tornadot që goditën gjashtë shtete si nga më të këqijat në histori dhe shtoi se ato janë pasojë e ndryshimeve klimatike që shkaktojnë një ndryshim të madh në kushtet e motit.
”Kjo për shkak të ngrohjes së sipërfaqes së Tokës”, deklaroi ai.
Biden gjithashtu miratoi shpalljen e emergjencës për Kentakin, shtetin më të prekur nga tornadot, që shkaktuan të paktën 79 të vdekur.
”Një tragjedi e paimagjinueshme”, deklaroi Biden për shkatërrimin nga tornadot, transmeton Ansa, përcjell Albinfo.ch.
Tornadot që kanë goditur SHBA-në kanë shkaktuar deri tani të paktën 100 viktima.
Përveç Kentakit, bëhet fjalë edhe për viktima të tjera në Tenesi, Arkansas dhe Misuri.
Stuhia që goditi një pjesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës prodhoi deri në 19 tornado.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin Incidenti vjen në një kohë kur moti i paqëndrueshëm po ndikon në trafikun ajror në disa... -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit











