Kosova
Kosova ende përdor internet me IP serbe
Pas gati 14 vjetësh me institucione të formuara, shteti i Kosovës ende përdor internetin me adresa IP të Serbisë.
Kjo situatë e tillë është shqetësuese për bizneset e Kosovës, pasi ndërhyrjet në treg dhe dëmtimi që u është bërë nga konkurrenca ka sjellë mjaft pasoja.
“Ky shqetësim ka ardhur nga biznesi, sektori i mediave, të cilat janë ankuar, sepse me përdorimin e IP adresave të Serbisë, reklamat që dalin në portale dhe në ueb faqe dalin sipas gjuhës nga vijnë IP. Nga IP-të e Serbisë gjuha nuk del shqip, por serbisht. Kjo pastaj po i dëmton bizneset, por edhe vendin, sepse po na identifikon me një shtet tjetër që realisht po e dëmton edhe sovranitetin e Republikës së Kosovës”, thekson kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi.
Deputeti nga AAK, që është edhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Pal Lekaj, duke kërkuar me urgjencë adresimin e IP-ve, ka thënë se përdorimi i tyre nga Serbia rrezikon sigurinë dhe privatësinë e qytetarëve në Kosovë.
Në lidhje me këtë shqetësim, Oda e Afarizmit i ka dërguar shkresë kryeministrit Kurti, si dhe zhvilluar disa takime me ministren e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli, por deri më tani nuk ka veprime konkrete. Dëmi shtetëror dhe ekonomik po vazhdon. /KP
E-Diaspora
-
Vetëvendosje siguron edhe deputetin e 52-të nga votat e diasporës Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të përditësuara në... -
Nga Brukseli në Hagë, rrugëtimi i një libri që kërkon përgjigje -
Kur heshtja u thye nga një burrë: “Edhe unë kam qenë viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës” -
Florim Kadriu: Solidariteti i shoqërisë fitoi kundër përhapjes së frikës -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Debat i ri për shtrëngimin e politikës së azilit, modeli danez në fokus Pas refuzimit të iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”, debati për migracionin dhe azilin në Zvicër... -
Debati për migracionin do të vazhdojë dominimin në Zvicër -
SBB i ripërdor vagonët e vjetër: nga trenat e vjetër në fasada dhe mobilie -
Komunat e Gjenevës apelojnë ligjin për ndalimin e rrobave të banjës mbuluese -
Paralajmërohen temperatura deri në 38 gradë: A do të thyhet rekordi i nxehtësisë për qershorin?










