Lajme
35 milionë euro ndihmë nga BE-ja për vendet e Lindjes për vaksina anti-COVID
Komisioni Evropian nënshkroi të hënën një marrëveshje me vlerë 35 milionë euro me Bankën Polake të Zhvillimit, për t’i dhënë jetë një marrëveshjeje të re për të mbështetur shtetet anëtare në shpërndarjen e vaksinave anti-COVID.
Roli i Polonisë do të jetë të balancojë nivelet e ndarjes së dozave mes shteteve anëtare, sidomos të atyre në nevojë në vendet e Partneritetit Lindor, si dhe të mbikëqyrë marrëveshjet e mundshme mes shteteve në fjalë dhe prodhuesve të vaksinave.
“Vetëm vaksinimi mund të na shpëtojë. Dhe po flasim këtu për vendet partnere të Lindjes, ku mesatarja e vaksinimit është vetëm 28%. Ndaj është koha t’i ndihmojmë të përshpejtojnë procesin e vaksinimit dhe të vaksinohen të gjithë”, u shpreh Oliver Varhelyi, komisioner i BE-së për Fqinjësinë e Mirë dhe Zgjerimin.
Mekanizmi i ri do të ndihmojë vendet partnere të BE-së të çojnë vaksinimin sa më afër nivelit global të përcaktuar nga OBSH, 40 për qind të popullsisë së çdo shteti brenda fundit të vitit 2021 dhe në 70% deri në mesin e vitit 2022.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë














