Lajme
Fauci: Vaksina anti-Covid mund të bëhet sezonale
Shpresojmë të mos na duhet t’i vaksinojmë njerëzit gjatë gjithë kohës, por duhet ta lëmë të hapur mundësinë që do t’ju kërkohet të bëjnë një vaksinë sezonale, edhe pse nuk jemi ende të sigurt, deklaroi për Sky TG24 Anthony Fauci, imunolog dhe këshilltar kryesor mjekësor i Shtëpisë së Bardhë.
”Duhet të presim dhe të shohim çfarë do të kërkohet në muajt në vijim”, tha ai.
”Mund të na duhet edhe një dozë e katërt, por shpresoj të mos ndodhë, pasi na duhet një nivel kohëzgjatjeje mbrojtjeje që shkon përtej gjashtë muajve”, theksoi Fauci, përcjell Al.
”Ne kemi nevojë për dozën e tretë, sepse është pjesë integrale e regjimit vaksinor, kështu që është e mundur që pas dozës së tretë, nuk do të kemi nevojë për një dozë tjetër për shumë se gjashtë muaj”, shton ai.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih









