Lajme
Francë: Mbi 94 mijë raste të reja me Covid, në 24 orët e fundit
Mediat franceze shkruajnë se Franca, në prag të Krishtlindjeve, kapërceu pragun e 94 mijë rasteve të reja ditore të COVID-19, më së shumti që nga shpërthimi në muajin mars të vitit 2020, sipas të dhënave të shëndetit publik francez.
Në 24 orë u raportuan 94.124 raste të reja në valën e pestë të pandemisë, e cila u përkeqësua shkaku i variantit shumë më ngjitës të Omicronit. Në shtatë ditët e fundit, ka pasur mesatarisht 66,417 raste të reja në ditë.
Rekordi ishte arritur gjatë ditës së enjte me më shumë se 91 mijë raste, por i cili u thye gjatë ditës së sotme, shkruan leparisien, përcjell albinfo.ch.
Në kulmin e valës së dytë, nivele të ngjashme u regjistruan në muajin nëntor të vitit 2020 – numri më i lartë ditor i rasteve ishte 86,852. Mijëra francezë u dyndën në farmaci të premten për të testuar veten me shpresën për të festuar Krishtlindjet me familjet e tyre.
Numri i vdekjeve është rritur në 122,462 që nga shpërthimi, ose 169 më shumë se të enjten.
Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit në Francë, 52.7 milionë njerëz kanë marrë të paktën një dozë (ose 78.1 për qind e popullsisë) dhe 51.6 milionë janë vaksinuar plotësisht (ose 76.5 për qind e popullsisë).
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
Miliona franga dëmi i shkaktuar nga zjarri në Hauptwil, Thurgau Pak para orës 16 pasdite, qendra e thirrjeve të emergjencës kantonale mori një raport për shpërthim... -
Rusia godet në Ukrainë fabrikën e një kompanie që ka selinë në Gjenevë -
Sulme hibride, edhe në Zvicër -
I burgosuri vetëvritet në qeli në Rheinfelden, Aargau -
Gratë përbëjnë 35% të bordeve të drejtorëve zviceranë











