Lajme
Kaq duhet të prisni aktualisht për të hyrë në Kosovë nga pikat kufitare
Bëhet e ditur se mërgimtarët po vazhdojnë të përballen me pritje të gjata nëpër pika kufitare edhe sot. Sipas infografikëssë publikuar nga MPB’ja, e përditësuar në orën 09:47, kolona në Jarinje ka arritur në 1500 metra.
Thuhet se pritjet për të hyrë në Kosovë përmes kësaj pike kufitare po zgjasin deri në dy orë e gjysmë, transmeton albinfo.ch.
Pritje të gjata ka edhe në Merdare, te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë.
Në Merdare, pritjet janë 200 deri në 230 minuta, të Dheu i Bardhë 180-200 minuta, kurse në Muçibabë po zgjasin deri në 90 deri në 100 minuta.
Në Bërnjak janë pritjet deri në 30 minuta, në Mutivodë deri në 10 minuta, kurse në pikë kalimet e tjera kufitare pritjet janë deri në 5 minuta.
Të gjitha rrugët që shpijnë për te këto pika kufitare thuhet se janë të kalueshme.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra shënon ditën më të nxehtë të qershorit në histori, termometri arrin në 38°C Rekordi i vitit 1947 thyhet pas gati tetë dekadash, alarmi maksimal për vapë mbetet në fuqi... -
Tetëvjeçari sjell armë në shkollë, policia ndërhyn menjëherë në Zvicër -
Ylfete Fanaj zgjidhet zëvendëskryetare e Qeverisë së Kantonit të Lucernit -
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër














