Kosova
Ngriten shqetësime se Kosova nuk ka kapacitete për të burgosurit nga Danimarka
Shërbimi Korrektues i Kosovës e ka mbështetur marrëveshjen me Danimarkën për transferimin e 300 të burgosurve nga shteti danez në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan.
Projekti është kundërshtuar nga organizatat që monitorojnë qendrat e paraburgimit dhe nga Avokati i Popullit.
Arsyetimi i këtyre të fundit është që Shërbimi Korrektues në Kosovë nuk ka kapacitete të mjaftueshme dhe transferimi i 300 të burgosurve do të sjellë probleme të shumta.
Ismail Dibrani, zyrtar i lartë në Shërbimin Korrektues të Kosovës, u shpreh për KosovaPress se ky institucion do të jetë përfitues i marrëveshjes me shtetin danez.
“Buxheti total korrektues për një vit është afër 18 milionë euro, prej kësaj marrëveshje shteti i Kosovës do të përfitojë diku afër 21 milionë euro, se diku afër 15 milionë euro do të shfrytëzohen për Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe gjashtë milionë euro për energji të ripërtritshme. Do të thotë kemi për një kategorie që ne i pranojmë afër 300 të dënuar e kemi buxhetin me të madh sesa krejt buxheti që është për Shërbimin Korrektues të Kosovës që janë 1700 të burgosur dhe 1700 staf të angazhuar”, thotë ai për KosovaPress.
Sipas tij, stafi korrektues do të jetë nga Kosova, ndërsa stafi menaxhues nga Danimarka.
Megjithatë, Avokati i Popullit deklaron se mbajtja e të burgosurve të vendeve të treta do të shkaktojë shumë probleme.
“Në parim unë dua të qëndroj mbi atë se Avokati i Popullit për vite me radhë ka adresuar si shqetësim tek autoritetet kapacitetet e burgjeve, mungesa e hapësira dhe mbipopullimin si njëra prej shqetësimeve shumë serioze me të cilën ballafaqohen të burgosurit që vuajnë dënimin ose janë të paraburgosur në Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe padyshim në këtë situatë kur gjendja filloi të përmirësohet dhe raportet kohëve të fundit ishin më të balancuara dhe tregonin për një standard në ngritje, kjo mund të shkaktojë shumë problem, por përveç kësaj për vetë faktin se po lejohet që brenda shtetit të mbahen të burgosur të vendeve të treta padyshim që paraqet një shqetësim dhe ne me kohë do të dalim me qëndrim zyrtar lidhur me këtë temë”, deklaron Naim Çelaj.
Për marrëveshjen e nënshkruar ditë më parë mes Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës dhe Danimarkës, ka reaguar edhe Qendra e Kosovës për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, e cila e ka kundërshtuar këtë marrëveshje.
Në reagimin e kësaj qendre thuhet se vendosja e 300 të burgosurve nga Danimarka dhe ri-sistemimi i 200 të burgosurve aktual do të sjellë mbipopullimin dhe përkeqësimin e kushteve në qendrat tjera korrektuese.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












