Bota
Gati gjysma e foshnjave të lindura në Belgjikë kishin nëna të huaja ose me prejardhje të huaj
Belgjika ka një popullsi totale prej rreth 11,6 milionë banorësh
Pothuajse 48 për qind e foshnjave të lindura në Belgjikë vitin e kaluar kishin nëna të huaja ose me prejardhje të huaj, bën të ditur Instituti i Statistikave të Belgjikës (Statbel) i cili ka publikuar të dhënat për lindjet në vend në vitin 2020.
Gjysma e lindjeve në vend vitin e kaluar ishin gra me origjinë belge.
25 për qind e lindjeve në Belgjikë janë kryer nga gra të huaja, ndërsa 23 për qind nga shtetas belgë me origjinë të huaj, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
Sipas kësaj, nënat e 48 për qind të foshnjave të lindura në Belgjikë ishin të huaja ose me origjinë të huaj.
Norma mesatare e lindshmërisë në vend u regjistrua si 1,54 fëmijë.
Numri mesatar i fëmijëve në Belgjikë varionte sipas origjinës së nënës.
Belgjika ka një popullsi totale prej rreth 11,6 milionë banorësh.
Sipas të dhënave 67,9 për qind e popullsisë së vendit janë belgë, 19,7 për qind janë belgë me origjinë të huaj, ndërsa 12,4 për qind janë të huaj.
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve













