Lajme
Biden: Po bëri ndonjë lëvizje, Moska do ta paguajë shtrenjtë
Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha edhe një herë se Moska do ta paguajë shumë shtrenjtë një sulm ndaj Ukrainës, i cili përflitet se mund të ndodhë tani në janar.
“Ia bëmë të qartë presidentit Putin se po bëri ndonjë lëvizje në Ukrainë, ne do të ashpërsojmë sanksionet tona, do të rrisim praninë në Europë me aleatët e NATO-s dhe Moska këtë do ta paguajë shtrenjtë”, tha Biden.
Në ditët e fundit të vitit 2021 Biden bisedoi me Putin në përpjekje për të ulur tensionet në kufirin Ukrainë-Rusi. Ai tha se i kishte përsëritur shefit të Kremlinit qëndrimin se një sulm ndaj Ukrainës do të përballej me masa të ashpra, teksa tensionet janë të larta mes një rritjeje të pranisë ushtarake të Rusisë në kufi. Biseda telefonike të enjten mes dy udhëheqësve zgjati 50 minuta.
Presidenti amerikan tha se kishin rënë dakord për zhvillimin e “tri konferencave të mëdha” për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje. Ai shtoi se priste përparim nga negociatat. megjithatë, kjo sipas Biden, do të funksionojë vetëm nëse Putin ul tensionet./tch
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë Qeveria federale ka analizuar disa masa për ta luftuar këtë fenomen, përfshirë përdorimin e “radarëve të... -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz -
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet











