Lajme
Sa viza u lëshuan gjatë vitit 2021 për në Zvicër?
95 përqind e vizave të lëshuara nga Ambasada e Zvicrës me seli në Kosovë ishin për bashkim familjar
Shumë të rinj gjatë vitit 2021 kanë marrë rrugën për ndonjë shtet tjetër.
Vetëm brenda 11 muajve të vitit 2021, Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka lëshuar 12 mijë e 842 viza.
Këto viza të lëshuara nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë janë të llojit: vizitë familjare, turizëm, por edhe 90 ditë pa të drejtë pune.
E sipas të njëjtëve, deri në fund të vitit 2021 lëshohen rreth 15 mijë viza të llojit C.
Deri në fund të nëntorit të këtij viti janë lëshuar 12843 viza të llojit C (vizitë familjare, turizëm, 90 ditë pa të drejtë pune). Deri në fund të vitit do të lëshohen rreth 15000 viza të llojit C”, raporton lajmi.net.
Por 95 për qind e vizave të lëshuara nga Ambasada e Zvicrës me seli në Kosovë ishin për bashkim familjar.
Shumë kosovarë, të cilët duan të bashkohen me më të dashurit e tyre, të cilët jetojnë në Zvicër pa dyshim se duhet të plotësojnë një sërë kërkesash në mënyrë që të arrijnë pajisjen me vizë nga Ambasada zvicerane.
“Shumica sosh janë viza të llojit C të lëshuara për qëllime vizitash familjare, ndërsa sa u përket vizave të llojit D (bashkim familjar, viza pune, viza studentore) – 95% sosh janë lëshuar për bashkim familjar”, u theksua nga Zyra për Informim e ambasadës.
Nga viti në vit aplikimi për viza në shtetin zviceran është rritur. Psh, gjatë vitit 2019 ishin gjithsej 2 mijë e 334 kosovarë, të cilët ishin pajisur me viza nga Ambasada e Zvicrës.
E-Diaspora
-
Shkencëtari shqiptar Ardian Jusufi nominohet për çmimin prestigjioz “Falling Walls Science Breakthroughs 2026” Hulumtimi i tij, i frymëzuar nga lëvizja e kafshëve, po ndihmon në zhvillimin e robotëve më... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse”
Jeta në Zvicër
-
Vala e të nxehtit mbush pishinat në Zvicër, mbi 15 milionë vizita këtë verë Deri tani janë regjistruar mbi 15 milionë hyrje në pishinat publike në mbarë vendin, ndërsa shumë... -
Pacientët e moshuar trajtohen në temperatura deri në 30 gradë në spitalin më të madh të Zvicrës -
Strehimoret e kafshëve në Zvicër përshtaten përballë valës së të nxehtit -
Qiratë në Zvicër: A mund të kërkoni ulje të qirasë gjatë valës së të nxehtit? -
Rekorde të reja të temperaturave në Zvicër, deri në 34.5 gradë në Sion













