Lajme
Maskat FFP2 të detyrueshme në shumë vende evropiane
Italia, dikur epiqendra e pandemisë në Evropë, shpreson që rregullat e rrepta për mbajtjen e maskës, ta ndihmojë atë në përpjekjet kundër rritjes së infeksioneve me koronavirus. Autoritetet në kryeqytetin e vendit, Romë, njoftuan rreth fundit të vitit që lamë pas, vendimin për përdorimin e detyrueshëm në ambjente publike të maskave të tipit FFP2, të cilat ofrojnë më shumë mbrojtje se maskat e pëlhurës dhe ato kirurgjikale. Shumë vende evropiane e kanë ndërmarrë një masë të tillë.
Në rrugët e qendrës historike të Romës, përdorimi i maskave në ambjentet e jashtme është ndonjëherë i debatueshëm, por shumica dërrmuese e zbatojnë rregulloren e rivendosur së fundmi për të mbajtur maskat.
Ndërsa repartet e urgjencave nëpër spitale po mbusheshin me pacientë të infektuar, shumica prej të cilëve të pavaksinuar, qeveria e Kryeministrit Mario Draghi lëshoi një dekret mbrëmjen e Krishtlindjes për përdorim të detyrueshëm të maskave të tipit FFP2, të cilat kanë një filtër të posaçme dhe bllokojnë 94% të grimcave të ajrit të njohura si aerosole.
Francesca Peluso, pronare e një farmacie në Romë, thotë se është shtuar kërkesa për blerjen e maskave në fjalë, kryesisht nga turistët.
“Kemi pasur një rritje të kërkesave për maska FFP2. Duke qënë një zonë kryesore e Romës, kërkesat u shtuan nga turistët. Kemi pak klinentë vendas dhe kuptohet që ata janë të pajisur me maska. Ka rënë kërkesa për maska kirurgjikale dhe është shtuar kërkesa për maska të tipit FFP2.”
Përdorimi i maskave është i domosdoshëm edhe pse të gjithë pasagjerëve në Itali tani u kërkohet të jenë të vaksinuar ose të jenë shëruar kohët e fundit nga koronavirusi në mënyrë që të kenë qasje tek transporti publik.
Në bazë të dekretit italian, maskat e modelit FFP2 duhet të mbahen në teatër, kinema dhe ndeshje sportive, brenda ose jashtë, dhe nuk mund të hiqen as për të ngrënë ose për të pirë.
“Pajtohemi plotësisht me rregulat”, thotë banori i Romës Andrea Parigi.
Qeveria italiane u ka kërkuar dyqaneve që maskat e tipit FFP2 të mos shiten më shumë se 0.75 euro, duke patur parasysh se gjatë vitit të parë të pandemisë çmimi i një maske shkoi deri në 10 euro.
Me më shumë se dy milionë të infektuar, Italia me 60 milionë banorë dhe mungese të krahut të punës që ka dëmtuar mes të tjerash edhe transportin publik, qeveria i sheh këto lloj maskash si një mjet për funksionim normal të shoqërisë.
Nino Cartabellotta drejton Fondacionin GIMBE, organizatë që promovon njohuritë shkencore. Ai thotë se maskat ndihmojë për të ulur rrezikun e infektimeve, pasi edhe të vaksinuarit po preken.
Tashmë e dimë që vaksinimi të mbron 70-75% kundër virusit dhe me kalimin e kohës fillon e bie efikasiteti. Pra mbrojtja nga infektimi nuk mund të bëhet vetëm përmes vaksinimit. Ndaj, përdorimi i maskave është i nevojshëm. Disa studime tregojnë se maskat pakësojnë rrezikun absolut me rreth 50 për qind, distancimi fizik po ashtu 50% dhe larja e duarve ul rrezikun 75%.”
Megjithatë, thotë ai, edhe pse kanë kaluar dy vjet nga fillimi i pandemisë vdekjeprurëse, ka nga ata njerëz që ende nuk i përdorin maskat për të mbrojtur veten dhe të afërmit e tyre.
Në Itali, ata që kanë marrë vaksinë përforcuese ose kohët e fundit kanë bërë dozën e dytë, tani mund të shmangin karantinën nëse bien në kontakt fizik me një të infektuar, me kusht që të përdorin për dhjetë ditë maskën e tipit FFP2 e cila përmban një filtër të posaçme për të pastruar ajrin që thith përdoruesi. Maskat FFP2 janë më pak të përhapura në Britani dhe Shtetet e Bashkuara. Maskat amerikane N95 dhe ato kineze KN95 ofrojnë nivele të ngjashme mbrojtjeje.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) nuk do të vendosin ndalim të përgjithshëm për konsumimin e alkoolit në... -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg














