Lajme
Dhjetë njerëzit më të pasur në botë dyfishuan pasurinë gjatë pandemisë
Së fundmi, raporti i publikuar nga organizata ndërkombëtare, Oxfam, zbuloi se pasuria totale e 10 njerëzve më të pasur në botë u dyfishua gjatë pandemisë së COVID-19.
Referuar lajmit të BBC, raporti i Oxfam “Pabarazia vret”, i cili zbuloi se pasuria e 10 njerëzve më të pasur në botë u rrit gjatë pandemisë, gjithashtu u zbulua se u rrit numri i njerëzve që jetojnë në kufirin e varfërisë.
Kreu i Oxfam-it në Mbretërinë e Bashkuar, Danny Sriskandarajah, tha se 163 milionë njerëz të tjerë filluan të jetojnë nën kufirin e varfërisë pas kufizimeve të vendosura në turizëm, udhëtime dhe tregti me masat e mbylljes të miratuara në pandeminë e COVID-19.
Në raport thuhet se 10 emrat më të pasur në botë, si Elon Musk, Jeff Bezos, Bernard Arnault, Bill Gates, Larry Ellison, Larry Page, Sergey Brin, Mark Zuckerberg, Steve Ballmer dhe Warren Buffet, pasuria totale e të cilëve u dyfishua gjatë periudhës së pandemisë, shkoi mbi 1.5 trilionë dollarë.
Përveç kësaj, thuhet se çdo 4 sekonda 1 person vdes në botë për shkak të urisë, qasjes së kufizuar në shërbimet shëndetësore, krizave humanitare të shkaktuara nga ndryshimet klimatike dhe dhunës.
Sipas raportit, pandemia e bëri pabarazinë globale më serioze, ndërsa njerëzit e varfër në vendet e pazhvilluara pothuajse 4 herë më shumë kishin gjasa të vdisnin nga COVID-19.
Nga ana tjetër, u zbulua se numri i grave që punojnë është ulur me 13 milionë në këtë periudhë krahasuar me vitin 2019 dhe mbi 20 milionë vajza janë në rrezik të pamundësisë së kthimit në shkollë.
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
Miliona franga dëmi i shkaktuar nga zjarri në Hauptwil, Thurgau Pak para orës 16 pasdite, qendra e thirrjeve të emergjencës kantonale mori një raport për shpërthim... -
Rusia godet në Ukrainë fabrikën e një kompanie që ka selinë në Gjenevë -
Sulme hibride, edhe në Zvicër -
I burgosuri vetëvritet në qeli në Rheinfelden, Aargau -
Gratë përbëjnë 35% të bordeve të drejtorëve zviceranë












