Lajme
Vdes një 5-vjeçare pasi goditet në pistë skijimi
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Alpet franceze, kur një vajzë pesëvjeçare ka humbur jetën pas një përplasjeje gjatë skijimit, përcjell albinfo.ch.
Viktima gjeti vdekjen teksa ndiqte mësime për ski në pistën e borës, kur një skiator ra mbi të, teksa po ecte me shpejtësi.
Mësohet se vajza e vogël ndërroi jetë gjatë transportit me helikopter për në spital.
Në lidhje me ngjarjen është ndaluar nga policia një 40-vjeçar, ndërsa ka nisur hetimi për veprën penale për ‘vrasje nga pakujdesia’.
Ngjarja tragjike ndodhi mëngjesin e së shtunës në resortin e skive Flaine, Francë, në Haute-Savoie.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Zvicra transferon 500 milionë franga para kohe për aeroplanët F-35 -
Temperatura deri në 45 gradë Celsius, janë të mundshme në Zvicër -
Shqipëria me rregulla të reja për kalimin për të miturit -
Rekorde temperaturash në Evropë, vala ekstreme e të nxehtit po zhvendoset drejt lindjes












