Kosova
Bashkimi Kosovë-Shqipëri, SHBA do të sanksionojë liderët që bëjnë thirrje për bashkim
Në një raport të botuar nga Instituti i Politikës së Jashtme amerikane ‘John Hopkins’ është bërë e ditur se administrata e presidentit Joe Biden do të ndërmarrë sanksione ndaj çdo lideri politik në Shqipëri dhe në Kosovë, i cili bën thirrje për krijimin e Shqipërisë së Madhe.
“Zbatimi i hapave të administratës Biden, duke përfshirë emërimin e të dërguarit Special për Njohjen e Kosovës”, së bashku me paralajmërimin e shprehur të SHBA-së për të sanksionuar çdo lider në Shqipëri apo Kosovë që promovon apo bën thirrje për ‘bashkim’ mes të dyve vendeve të pavarura”, thuhet në raport, transmeton Albinfo.ch.
Në raport shpjegohet qasja që ka Perëndimi ndaj Kosovës dhe situatës në Ballkan, duke theksuar se shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur ende Kosovën, nëse ndryshojnë qëndrim përbëjnë çelësin e stabilitetit rajonal. Kjo bën që Beogradi dhe Prishtina të lëvizin nga pozicionet e tyre. Raporti vë në dukje se Perëndimi po punon me Greqinë që ajo të njohë Kosovën dhe kjo do t’i hapte rrugën Kosovës për të qenë më pas edhe anëtare e NATO-s. Gjithashtu raporti ngre alarmin për ndikimin rus dhe atë kinez në Ballkan. “Rritja e ndikimit rus dhe kinez në rajonin e Ballkanit është alarmante”, thuhet tutje.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat përvëluese në Zvicër: Sot u regjistruan 39 gradë Zvicra nën vapën përvëluese, temperaturat ngjiten deri në 39°C... -
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës -
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë













