Lajme
Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia përfituan nga fondet e BE-së kundër Covid-19
Komisioni Evropian ka përfunduar dhënien e ndihmës financiare për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë, si pjesë e Fondit të Solidaritetit prej 385.5 milionë eurosh, shumë nga e cila kanë përfituar edhe 17 shtete anëtare të BE-së.
Ndër shtetet kandidate që kishin kërkuar mbështetje, Shqipëria dhe Mali i Zi ishin të parat që përfituan, ndërsa për Serbinë ndihma financiare pritet të paguhet së shpejti. Shqipëria ka përfituar nga ky fond 54 milionë e 756 mijë euro. Mali i Zi ka përfituar 15 milionë e 329 mijë euro, ndërsa Serbia 495 milionë e 401 mijë euro.
Tri shtetet i dorëzuan aplikimet në qershor 2020. Në verën e vitit 2021 Komisioni miratoi vendimet zbatuese për dhënien e kontributit financiar.
Këto para janë përdorur për të trajtuar urgjencën shëndetësore të koronavirusit, blerjen dhe administrimin e vaksinave, pajisjeve mjekësore, kostot e kujdesit shëndetësor dhe të analizave laboratorike, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih












