Lajme
Gjermani: Rekord i ri i të infektuarve
Mediat gjermane shkruajnë se vendi i tyre shënoi një rekord prej 140,160 rastesh të reja me koronavirus të premten, tha ministri gjerman i Shëndetësisë, i cili paralajmëroi se deri në mesin e muajit shkurt mund të ketë të paktën 400 mijë raste të reja në ditë, përcjell albinfo.ch.
Kjo shifër do të arrihej me një skenar optimist nëse dozat përforcuese ofrojnë mbrojtje më të madhe, tha Karl Lauterbach, gjatë një diskutimi me drejtuesit e Qeverisë gjermane, bëjnë të ditur burime të agjencisë Reuters.
Sipas këtyre burimeve, numri mund të rritet në më shumë se 600,000 raste të reja ditore, nëse dozat përforcuese do të ishin më pak mbrojtëse.
Ministri Lauterbach tha gjithashtu se ai pret që numri i pacientëve në kujdesin intensiv në spitale të rritet ndjeshëm gjatë javëve të ardhshme.
Në Gjermani kanë vdekur më shumë se 116 mijë njerëz nga koronvirusi. Një javë më parë, ky shtet raportoi 92,223 raste me të infektuar në ditë.
Rreth 73 për qind e popullsisë në Gjermani është imunizuar dhe 49 për qind kanë marrë vaksinat përforcuese, raporton Instituti për sëmundjet infektive “Robert Koch”.
Të hënën, udhëheqësit federalë dhe shtetërorë në Gjermani do të diskutojnë për masat për të frenuar rritjen masive të rasteve me koronavirus./REL
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zvicranëve e përballojnë rritjen e kontributeve të sigurimit shëndetësor Edhe pse kontributet e sigurimeve shëndetësore rriten çdo vit – këtë vit me mesatarisht 4.4% –... -
SBB do të heqë koshat e plehrave nga vendet e uljes deri në fund të vitit 2028 -
Zvicra intensifikon luftën kundër dhunës në familje -
Kriza në Policinë e Lozanës: Sindikata kërkon që Komuna të marrë përgjegjësitë -
A do të paguani më pak taksë federale me reformën tatimore?












