Lajme
Studimet: Doza përforcuese, e nevojshme kundër Omicron-it
Tri studime të publikuara të premten ofruan më shumë prova se vaksinat kundër COVID-19 janë efektive ndaj variantit Omicron, të paktën në mesin e atyre personave që kanë marrë doza përforcuese.
Këto janë studimet e para të mëdha të kryera në SHBA, që kanë shqyrtuar mbrojtjen që garantojnë vaksinat kundër variantit Omicron, thanë zyrtarët e shëndetësisë.
Gjetjet u bëjnë jehonë kërkimeve të mëparshme, përfshirë studimet e kryera në Gjermani, Afrikën e Jugut dhe Mbretërinë e Bashkuar, që tregojnë se vaksinat në qarkullim janë më pak efektive kundër Omicron-it krahasuar me variantet e mëparshme të koronavirusit, por se dozat përforcuese përmirësojnë ndjeshëm mbrojtjen.
Studimi i parë shqyrtoi shtrimet në spital dhe vizitat në pavionet e urgjencës dhe njësitë e kujdesit intensiv në 10 shtete, nga gushti deri në muajin janar.
Sipas gjetjeve, efektiviteti i vaksinës ishte më i mirë pas tri dozave të vaksinave Pfizer ose Moderna në parandalimin e rasteve që trajtoheshin në pavionet e urgjencës dhe njësitë e kujdesit intensiv. Mbrojtja ra nga 94% gjatë valës me variatin Delta, në 82% gjatë valës me Omicron. Mbrojtja nga vetëm dy doza ishte më e ulët, veçanërisht nëse kishin kaluar gjashtë muaj nga marrja e dozës së dytë.
Studimi i dytë u përqendrua në rastet me COVID-19 dhe niveli i vdekshmërisë në 25 shtete, nga fillimi i prillit deri në Krishtlindje. Ata persona që kishin marrë dozën përforcuese kishin mbrojtje më të lartë kundër infeksionit me koronavirus, si gjatë kohës kur dominonte varianti Delta, ashtu dhe kur Omicron-i po bëhej gjithnjë e më shumë mbizotërues mes infeksioneve të reja.
Dy studimet u publikuan në internet nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Gazeta e Shoqatës Mjekësore Amerikane publikoi studimin e tretë, të udhëhequr gjithashtu nga studiues të CDC-së. Studimi shqyrtoi ata persona që rezultuan pozitivë për COVID-19 nga 10 dhjetori deri më 1 janar, në më shumë se 4600 pika testimi në të gjithë SHBA-në.
Tri injeksione të vaksinave Pfizer dhe Moderna ishin rreth 67% efektive kundër sëmundjeve simptomatike të lidhura me Omicron-in krahasuar me njerëzit e pavaksinuar. Studiuesit zbuluan se dy doza nuk ofronin mbrojtje të konsiderueshme kundër Omicron.
“Kjo tregon realisht rëndësinë e marrjes së një doze përforcuese“, tha Emma Accorsi, përfaqësuese e CDC-së, dhe një nga autoret e studimit./VOA
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë













