Lajme
Bitcoin, me vlerën më të ulët në gjashtë muajt e fundit
Rënie e madhe e çmimeve të kriptomonedhave
Mediat e huaja shkruajnë se Bitcoin ka rënë në vlerën e 34 mijë dollarëve amerikanë, që është çmimi më i ulët në gjashtë muajt e fundit, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se monedha më e madhe “u fundos” me 8.7 për qind të premten, duke shënuar një rënie treditore. Më shumë se 236 mijë tregtarë kanë mbyllur pozicionet e tyre në 24 orët e fundit, me likuidime që arrijnë në 867 milionë dollarë, sipas coinmarcetcap, një platformë tregtare e kriptomonedhave.
Kriptovalutat e tjera në mënyrë të ngjashme përfunduan në të kuqe, pasi investitorët refuzuan bastet e rrezikshme në një javë të paqëndrueshme për tregjet globale. Etherium ra nën 3,000 dollarë, deri në 11 për qind, ndërsa Solana, Cardano dhe Binance Coin gjithashtu u dobësuan.
Bitcoin ka pësuar një fillim të vështirë të vitit dhe çmimet kanë rënë me më shumë se 40 për qind nga një kulm në fillim të nëntorit. Asetet dixhitale kanë vuajtur veçanërisht ditët e fundit për shkak të shitjeve më të gjera të teknologjisë, kërcënimeve në rritje rregullatore dhe shqetësimeve për shtrëngimin e politikës monetare të SHBA-së.
Rregullatorët në Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë dhe Singapor propozuan këtë javë rregulla shtrënguese për promovimin e kriptomonedhave për investitorët e papërvojë, ndërsa Banka qendrore e Rusisë të enjten propozoi një ndalim total të kriptovalutave.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zvicranëve e përballojnë rritjen e kontributeve të sigurimit shëndetësor Edhe pse kontributet e sigurimeve shëndetësore rriten çdo vit – këtë vit me mesatarisht 4.4% –... -
SBB do të heqë koshat e plehrave nga vendet e uljes deri në fund të vitit 2028 -
Zvicra intensifikon luftën kundër dhunës në familje -
Kriza në Policinë e Lozanës: Sindikata kërkon që Komuna të marrë përgjegjësitë -
A do të paguani më pak taksë federale me reformën tatimore?













