Kosova
Kryetarja e Preshevës i shkruan Qeverisë së Kosovës për masat anti-Covid – ende s’ka përgjigje
Vendimi i fundit i qeverisë së Kosovë për masat anti-Covid sipas saj kanë prekur aspektin e lirisë së lëvizjes dhe aspektin financiar
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani i ka shkruar Qeverisë së Kosovës që t’i rishikojë masat anti-Covid të vendosura ditë më parë. Ajo ka thënë se këto masa po e pengojnë lëvizjen e shqiptarëve të kësaj treve, raporton Albinfo.ch.
Ajo ka thënë për Express se ka pasur raste kur njerëzit janë kthyer nga kufiri për shkak se nuk kanë pasur mundësi financiare të kryejnë testin dhe ndërkohë nuk ka pasur kohë që të marrin vaksinën anti-Covid.
“Vendimi i fundit i qeverisë së Kosovë për masat anti-Covid kanë prekur aspektin e lirisë së lëvizjes dhe aspektin financiar në Kosovë. Një numër i studentëve dhe një numër tjetër që punojnë e bëjnë biznes në Kosovë janë prekur nga këto masa. Pavarësisht numrit të vaksinuarve që është një arritje të kënaqshme, sa i përket dozës së tretë që është kërkuar, nuk është numër i madh. Kjo me që ende nuk ka kaluar ende koha e mjaftueshme që të merret kjo vaksinë. Duhet testi që të kalohet kufiri. Tani duhet edhe kostoja shtesë për testin. Kemi kërkuar nga Qeveria e Kosovës të rishikojë vendimin”, ka thënë ajo.
Ajo thotë se i kanë shkruar qeverisë së Kosovës dhe nuk kanë marrë përgjigje, por që do të provojnë prapë nesër që të arrijnë mirëkuptim.
“Deri në këto momente nuk kemi marrë përgjigje por nesër do të kërkojnë dërgojmë shkresë përsëri për ta rishikuar këtë vendim. Është vendim që na dëmton shumë. Ka qytetarë që janë kthyer. Por ata që punojnë apo studiojnë janë të detyruar për shkak të punëve që të shkojnë në Kosovë. Ata janë të obliguar që të paguajnë testin PCR dhe ka raste që nuk kanë pasur mjete dhe janë detyruar të kthehen”, ka shtuar Sinani.
Sinani ka thënë edhe se duhet të ndiqet shembulli i shteteve europiane, që kanë masa të veçanta për rajone të caktuara, në mënyrë që të ketë masa të veçanta edhe mes Kosovës dhe Luginës së Preshevës.
“Është një shembull që duhet të ndiqet. Ne si Luginë e Preshevës kemi mjaft probleme me Beogradin zyrtar dhe tani këto pengesat e fundit nga Kosova do na dëmtojnë shumë”, përfundoi ajo.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA












