Lajme
Francë: 10-vjeçari gjendet i vrarë në valixhe, e dyshuar për vrasje – nëna
Mediat franceze shkruajnë për një ngjarje të rëndë, pasi një fëmijë 10 vjeç është gjetur i vrarë në një valixhe. Trupi i fëmijës u gjet dje i hedhur në një kosh plehrash, brenda në valixhe, përcjell albinfo.ch.
Referuar hetimit, e dyshuara kryesore për vrasjen është nëna e tij. 33-vjeçarja është zhdukur dhe kërkohet nga policia, ndërsa gjurmë gjaku janë gjetur brenda shtëpisë ku jetonin në Ferrier-en-Brie në prefekturën e Saint-Marne.
Denoncimin për zhdukjen e 10-vjeçarit dhe nënës së tij e ka bërë i ati. Pas denoncimeve, ka vijuar një operacion i gjerë i policisë dhe zjarrfikësve për gjetjen e të dyve.
Zyrtarët gjetën valixhen me fëmijën e vdekur, i cili kishte plagë të shumta me thikë. Pritet autopsia për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
33-vjeçarja është larguar nga shtëpia pa marrë gjërat me vete dhe mendohet se është në gjendje të rënduar psikologjike. Prindërit e fëmijës kishin nisur procesin e divorcit, por ende jetonin bashkë.
E-Diaspora
-
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës Albinfo.ch e ka shpallur Personalitet të Vitit 2025 në fushën e politikës. Në këtë intervistë, Musa... -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor Më shumë staf nga Zyra Federale për Doganat dhe Sigurinë Kufitare do të vendoset për kontrollin... -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Vendimi i Gjykatës Federale: Të zhvendosesh jashtë shtetit me një fëmijë nuk është rrëmbim -
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara











