Shqipëria
Shqipëri: Certifikatat e vaksinave anti-Covid shiten në TikTok
Çmimi i ofruar për një certifikatë vaksinimi sikur të kesh bërë dy vaksina është 300 euro.
Falsifikime të testeve të COVID, apo gjetja e mënyrave duke korruptuar mjekë të caktuar, në marrjen e certifikatës së vaksinimit ka gjithandej.
Në rubrikën Ti Rapoton të TopChannel ka ardhur një denoncim për një faqe në rrjetin social TikTok që reklamon kundrejt pagesës certifikata vaksinimi, transmeton Albinfo.ch.
Personat mbrapa këtij biznesi kriminal, me qendër në Kavajë për të joshur njerëzit, kanë vendosur si logon e E-Albania si foto të llogarisë të tyre.
Reklamimet e biznesit të certifikatave të vaksinimit të falsifikuara, përmes kësaj llogarie kanë nisur në mesin e muajit janar.
Në njërën prej tyre shkruhet:
“Doza vaksinimi 100% të sigurta për të lëvizur nëpër Europë. 1-2-3 doza sa të dëshironi. Për më shumë informacion, na kontaktoni”.
Shtrirja e këtij grupi kriminal në këtë lloj biznesi nuk është vetëm në Shqipëri, kjo lihet të kuptohet nga një tjetër reklamë e tyre në TikTok.
“Bëjmë doza vaksinash në të gjithë Europën 100% të sigurta”.
Nuk mungojnë garancitë për ata që duan të kenë në xhep një certifikatë vaksinimi të blerë.
“Vaksina Covidi 100% kalimtare nëpër Europë me garanci. Mesazh direkt për më shumë informacion”.
Çmimi i ofruar për një certifikatë vaksinimi sikur të kesh bërë dy vaksina është 300 euro. Janë të shumtë ata që kanë kontaktuar me mesazhe këtë faqe në TikTok për të blerë këtë lloj shërbimi.
Por njëri prej tyre në koment thotë:
“Mos i merrni njerëzit në qafë kot se do fshihen këto falsot dhe do të ngeleni rrugëve dhe pa vaksina të vërteta për t’u mbrojtur”.
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat përvëluese në Zvicër: Sot u regjistruan 39 gradë Zvicra nën vapën përvëluese, temperaturat ngjiten deri në 39°C... -
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës -
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë












